Holandë, ministri i Shëndetësisë humb ndjenjat në parlament, gjatë debatit mbi koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusit në Holandë u rrit me 346 vetëm gjatë të mërkurës, duke shkuar në total në 2.051, me 58 të vdekur, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit. Por Ministri i Shëndetësisë, Bruno Bruins, u alivanos gjatë debatit në parlament mbi situatën e krijuar, një moment që u kap dhe nga kamerat.

Ndërsa Bruins u rrëzua përtokë, deputetët nxituan që t’i vijnë në ndihmë, por ministri e mori veten shpejt, piu pak ujë, dhe më pas u largua nga salla, pa pasur nevojë për ndonjë kontroll të mëtejshëm. Ministri 56-vjeçar, shpjegoi më vonë arsyen e humbjes së vetëdijes, duke thënë se kjo ndodhi për shkak të punës së tepërt pas disa javësh intensive.

“Tani jam më mirë. Sonte do të shkoj në shtëpi për të pushuar, që të mund të vazhdoj edhe nesër punën, për ta luftuar sa më shumë të jetë e mundur koronavirusin”-shkroi ai në Twitter. Gjatë fundjavës së shkuar, autoritetet holandeze urdhëruan mbylljen e të gjitha shkollave, bareve, restoranteve dhe klubeve deri më 6 prill, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit. /S.T

Të fundit

Tritol për borxhe, policia zbardh ngjarjen në Rrugën e Durrësit, pranga 46-vjeçarit

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 18 korrik ku u vendos lëndë plasëse në një lokal...

Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet në nevojë! Kush përfiton

Qeveria ka miratuar metodologjinë e re për subvencionimin e konsumit të ujit për familjet në nevojë. Skema parashikon që përfituesit e ndihmës ekonomike dhe...

Patrik Modiano, kur kujtesa shërben si letërsi dhe heshtja si stil

30 korrik 1945 - Dita e lindjes së shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në rrugët e Parisit, si në një fantashkencë, ka hije që ecin më ngadalë...

Rama ndan pamjet nga ura e re e Bahçallëkut/ I jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze

Punimet për zgjerimin e rrugës dhe urën e re të Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës po avancojnë me ritme të shpejta. Ky projekt infrastrukturor, që...

Uria në Gaza, figura publike izraelite bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit

Një grup figurash publike izraelite të profilit të lartë, përfshirë akademikë, artistë dhe intelektualë publikë, kanë bërë thirrje për vendosjen e “sanksioneve shkatërruese” nga...

Lajme të tjera

Web TV