Po ktheheshin nga dreka, si vdiqën 3 krutanët dhe miku i tyre nga Berati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi

Detaje të reja zbardhen nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e kaluar në kryqëzimin e fshatit Borizanë, në Fushë-Krujë. Kanë qenë banorët e zonës që kanë bërëtë mundur edhe zbardhjen e emrave të viktimave, tre prej të cilëve janë edhe banorë të Malsisë së Krujës, ndonëse dy prej tyre, jetojnë ende në Cudhi Qendër, ndërsa tjetri është nga Larushku i Fushë-Krujës. Personi i katërt që ka qenë në mjet me krutanët është nga Berati dhe bëhet me dije se është mik i tyre dhe se ishte i punësuar në zonën e Fushë-Krujës ndaj edhe kishte njohje me djemtë.

Referuar të dhënave që vijnë nga Fushë-Kruja bëhet me dije se ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur vërtet përveç asaj përplasjeje fatale mes mjetit në të cilin udhëtonin katër burrat dhe kamionit me targa Kosove. Banorë të Fushë-Krujës tregojnë se në familjet e tre të të ndjerëve krutanë është hapur morti, ndërkohë që trupi i pajetë i 45-vjeçarit nga Berati mësohet se do t`i kryhen nderimet në lagjen Çlirim. Sipas burimeve saktësohet se viktimat janë Nazmi Rrahmani, 36 vjeç, nga Cudhi Qendër, Flamur Visha, 33 vjeç, nga Larushku, Arben Koni (Kani) 36 vjeç, nga Kroi i Madh, Krujë, dhe Luljan Mahilaj 45 vjeç, nga Berati, baba i dy fëmijëve!

Dëshmitë nga vendi i ngjarjes tregojnë se në fakt policia ka mbërritur shumë vonë në vendin e ngjarjes. Ndihma e parë është tentuar t`u jepet nga kalimtarë të rastësishëm, ndërsa bëhet me dije se në momentin e përplasjes shoferi dhe pasaxheri i sediljes së parë kanë qenë të pajetë. Ndërkohë që personi që është sjellë me pak shenja jete, ka qenë personi që është gjendur në sediljen e pasme, pas pasaxherit të parë, por banorët nuk dinë të thonë se cili prej tyre ka qenë për shkak të masakrës që kishte ndodhur në mjet.

Lexo edhe :  "Nuk dëgjojmë urdhrat politikë!"/ Dy kryebashkiakë i thonë "JO" ultimatumit të Ramës

Po të njëjtat burime tregojnë se katër personat që humbën jetën kanë qenë duke u kthyer nga një drekë, ku kanë qëndruar për shumë orë me njëri-tjetrin dhe në atë moment kanë qenë duke shkuar në banesat e tyre. Ende nuk shpjegohet nëse bëhet fjalë për një gabim të drejtuesit apo mjeti nuk iu ka bindur në atë shpejtësi të çmendur që iu mori edhe jetën!

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV