Robert Berisha futet në karantinë/ Tronditet nga pisllëku në konviktet e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari Robert Berisha është kthyer nga Stambolli i Turqisë në Kosovë. Sapo ka zbritur në Prishtinë ai është dërguar në karantinë.

Sipas rregullores, bashkë me të gjithë të ardhurit nga Stambolli ai është futur në konviktet e studentëve, të cilat janë shndërruar në karantinë pas gjendjes emergjente për shkak të virusit COVID-19.

Kur ka hyrë në konvikt Berisha është tronditur me pillëkun që rrethonte vendin. Ai ndau me ndjekësit e tij në InstaStory një foto të lavamanit brenda konviktoreve të studentëve.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie, Roberti ka reaguar me ironi duke shkruar se papastërtia që mbizotëron aty është sikur të ikësh nga virusi e të kthehesh sërish në virus.“Konvikti i Prishtinës, karantinë për udhëtarët nga Stambolli, ik prej virusit, hajde në virus. Bravo Ministër”, ka shkruar këngëtari Berisha në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Deri më tani numri i të infektuarve në Kosovë me koronavirus ka shkuar në 20 persona.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV