“Tirana si shëmti e fjalës së pambajtur!…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialite për Integrim, Luan Rama, sa i takon situatës që po përjeton vendi për shkak të koronavirusit, eka cilësur Tiranën, si shëmti të fjalës së pambajtur.

Përmes në postimi në “Facebook” Rama shprehet mban në trupin e saj shëmtinë e shijeve mediokre, duke iu referuar këtu qeverisë e kryebshkiakut Erion Veliaj.

“Tirana për fat të keq, mban në trupin e vet shëmtinë e shijeve mediokre e jo rrallëherë edhe perverse të atyre që e kanë drejtuar, njësoj siç mban trupi i një njeriu eksperimentin e pakorrigjueshëm, kryesisht të adoleshencës apo rinisë së herëshme, nëpërmjet të cilit dikush ka rrënjosur mbi lëkurën e vet gjithëfarëllojë tatuazhesh, të cilat kur do që ti heqë, e ka të pamundur.”- shkuan Luan Rama.

Postimi nga Luan Rama:

Tirana si shëmti e fjalës së pambajtur!…

Prej tërmetit, në pandeminë e koronavirusit, e prej realitetit të ri që ka krijuar për ne e në jetën tonë virusi që pushtoi botën, në raportin e pushtetit me qytetarin, për të parë e analizuar seriozitetin dhe korrektesën e shërbimit të të zgjedhurve ndaj qytetarit!

Tirana për fat të keq, mban në trupin e vet shëmtinë e shijeve mediokre e jo rrallëherë edhe perverse të atyre që e kanë drejtuar, njësoj siç mban trupi i një njeriu eksperimentin e pakorrigjueshëm, kryesisht të adoleshencës apo rinisë së herëshme, nëpërmjet të cilit dikush ka rrënjosur mbi lëkurën e vet gjithëfarëllojë tatuazhesh, të cilat kur do që ti heqë, e ka të pamundur.

Por, në ndryshim nga ai individi i tatuazheve, i cili ka fiksuar mbi trupin e vet trillet e një moshe të caktuar (dhe këtu e kam fjalën për teprime për të cilat më pas edhe pse pendohen, nuk i heqin dot më, e jo për tatuazhin si kënaqësi a zgjedhje individuale për të patur një kujtim a për të transmetuar një mesazh), ata që e kanë drejtuar Tiranën në kohën demokratike, kanë fiksuar ose janë imponuar që të tjerët të fiksonin mbi të gjithëfarëlloj shëmtish të trilleve të tyre, një pjesë e të cilave mund e duhej të ishin hequr e pastruar, siç u hoqën vite më parë kioskat e lokalet e ngulura pa asnje kriter e plan urbanistik nëpër të gjitha hapësirat e gjelbërta.

Lexo edhe :  Numërimi drejt fundit/ PS siguron mandatin e katërt qeverisës, ja diferenca me PD-në

Sepse sot fatalisht, Tirana ka shumë gjurmë shëmtie që nuk kanë për tu hequr dot kurrë mbase.

Më konkretisht po sjell në vëmendjen tuaj një fakt që me siguri e mbani mend.

Pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, një nga masat që mori kryetari aktual i bashkisë Erion Veliaj dhe që e trumbetoi me të madhe dhe me të drejtë, ishte edhe heqja e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve!

Padyshim, masa e duhur jo vetëm për sigurinë fizike të qytetarëve e pallateve ku ata banojnë, por edhe në funksion të cilësisë së ujit që shkon nëpër banesat e qytetarëve, pra edhe në shërbim të shëndetit të tyre, por edhe në aspektin estetik për vetë qytetin e kështu me radhë.

Mirëpo, ajo që na ofron realiteti gati 4 muaj pas tërmetit është shëmtia e Tiranës jo vetëm si pamje e as si kanosje për rrezik eventual mbi jetën e qytetarëve, por edhe si shëmti e fjalës së pambajtur!

Shikoni fotot dhe gjykoni mbi to e mbi çfarë unë po ju ofroj të gjithëve ju si qytetarë, pavarësisht nëse banoni apo jo në Tiranë, sepse edhe unë po paraqes një të vërtjetë nga Tirana vetëm si qytetar i saj.

Pra, po ju ofroj një të vërtetë pa politikë, pavarësisht se e ka politikën aty, duam apo nuk duam ne e, edhe sepse vetë kryetari i bashkisë zoti Erion Valiaj, e përdori nismën e vet për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve për të bërë politikë.

Sepse, nëse do ta kishte bërë si dëshmi shërbimi për qytetarët, do ta kishte mbajtur fjalën për të cilën u angazhua publikisht.

Të fundit

Çfarë do të ndodhë në PD? Do të rrëzohet Sali Berisha, apo do të shpërbëhet partia?

Nga Spartak Ngjela Saliu vijon të thotë se Partia Demokratike është dhunuar në zgjedhjet e fundit që ai i ka...

Dhëndri i Trump tregon si vendosi të investojë 1.4 miliardë $ në Shqipëri

Dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, tregoi sot për herë të parë gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar 'Future Investment Initiative Europe'...

“Kujdes të kam fal njëherë…”/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjin Gjonin

Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i votave të shqiptarëve që jetojnë në...

Pushimet si terapi: Destinacionet që ushqejnë shpirtin

Jo çdo arratisje ka të bëjë me valixhen — disa lidhen me rikthimin tek vetja. Në një kohë ku ritmi i jetës është i shpejtë,...

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

Nga Enton Spahiu Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të Partisë Demokratike, reflektimi është një...

Lajme të tjera

Web TV