Bota rrezikon të preket nga një valë e dytë e koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“The Washington Post”

Sa do të zgjasë pandemia e koronavirusit? Askush nuk e di me siguri, nëse do të zgjasë më shumë se sa disa javë. Edhe nëse e para e shpëtoi sistemin  kujdesit shëndetësor nga katastrofa, ekziston mundësia e madhe e një vale të dytë apo të tretë të epidemisë.

Ndaj duhet bërë që tani një planifikim serioz, se si të përballohen ato. Fundi i kësaj pandemie do të vijë kur të zbulohet dhe testohet një vaksinë apo terapi, dhe kur ajo të arrijë të prodhohet dhe të shpërndahet në masë, duke mbrojtur kështu një pjesë të madhe të popullsisë, përveç atyre që janë shëruar nga infeksioni, dhe që kanë fituar natyrshëm imunitet, duke mos pasur rrezik të riinfektohen.

Por për të krijuar një vaksinë të tillë, mund të duhet minimumi 1 vit deri në 18 muaj; me gjithë optimimizmin e presidentit Donald Trump gjatë një konference për shtyp të enjten, dhe  megjithë barnat antivirale që janë të vështira për t’u zhvilluars.

Ndërkohë, synimi duhet të jetë “të rrafshohet kurba”, ose të shtypet masa e infeksionit, për të shmangur mbingarkesat masive nëpër spitale, siç po ndodh aktualisht në Itali. Kjo gjë mund të kërkojë kohë, dhe mund të zgjasë dy ose tre muaj, gjykuar nga përvoja e Kinës.

Me këtë kohëzgjatje, do të arrijmë në stinën e verës. Nëse vapa dhe lagështia nuk e pengojnë virusin, atëherë çfarë do të ndodhë? Një studim i publikuar këtë javë nga Kolegji Mbretëror në Londër, bazuar në disa përllogaritje, paralajmëron se nëse masat e para të shtypjes do të hiqen për një kohë të shkurtër apo të gjatë, “ne parashikojmë që epidemia do të rikthehet shpejt”.

Shpresojmë, që disa njerëz që janë të sëmurë të shërohen falë imunitetit të tyre natyral. Por, një pjesë e madhe e popullsisë do të mbetet po aq e prekshme në muajin gusht, ashtu siç është edhe sot.

Lexo edhe :  Rama për fëmijërinë gjatë komunizmit: Nuk kishim shumë, por...

Po a është realisht e mundshme të zbtohen të gjitha masat e rrepta për 1 vit apo 18 muaj? Në një fazë të dytë, publiku do të jetë i lodhur, dhe nën një stres të madh ekonomik. Shumë njerëz mund të joshen të prishin rutinën, ose të ndërmarrin rreziqe.

Një nga aspektet më të ndërlikuara të koronavirusit, është se njerëzit mund të infektojnë njëri-tjetrin pa e ditur që janë të sëmurë, dhe pa pasur simptoma. Pandemia, mund të kthehet duke zhurmuar përsëri. Tani që Kina ka filluar të rihapet disi, do të na shërbejë për të mësuar nëse do të shfaqet një valë e dytë e infektimeve.

Shkencëtari Trevor Bedford i Qendrës së Kërkimit mbi Kancerin Fred Hatçinson jep qasjen e duhur. Ai kërkon të studiohet metoda që Koreja e Jugut përdori në mënyrë efektive në fazën e parë:testime të shumta, ndarje dhe izolim i të sëmurëve dhe gjurmimi i kontakteve të tyre.

Nëse ata që janë të sëmurë mund të bashkëpunojnë, ai sugjeron që të instalohet një program masiv testimi në telefonat e tyre celularë, për t’i paralajmëruar ata që mund të ekspozohen, transmetimi i virusit mund të ndërpritet.

Ai gjithashtu sugjeron që personat e shëruar të mund të rikthehen në punë, dhe të ndihmojnë në funksionimin e shoqërisë. Sigurisht, Shtetet e Bashkuara kanë qënë prapa që në fillim në ndërmarrjen  nismave të tilla. Ndaj plani i Bedford do të kërkonte një kthim pas. Ne nuk duhet të lejojmë që një valë e dytë të na kapë në befasi. /S.T /Fjala.al

Të fundit

Tërmeti shkakton shembjen e minierës në Kili, viktima dhe të zhdukur

Një minator ka vdekur, pesë janë të zhdukur dhe nëntë të tjerë kanë pësuar lëndime, pasi një tërmet me...

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84.2 lekë dhe do shitet me 85.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

Trump, tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, kush janë vendet e prekura të Ballkanit

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka prezantuar të enjten vonë shkallët e reja tarifore për dhjetëra partnerë tregtarë të Shteteve të Bashkuara. Ai ka...

Kroacia feston 30-vjetorin e çlirimit! Parada në Zagreb: Armë të reja, dilema të vjetra

Në ditët në vijim, Kroacia do të festojë 30-vjetorin e operacionit të saj ushtarako-policor “Stuhia” (Oluja), duke përfshirë një paradë ushtarake, ose më saktë...

Berishës duhet t’ia rrëmbesh PD, ndryshe kjo parti s’ka asnjë shpresë

“Partia Demokratike në këto tre dekada ka treguar të gjithë variantet e saj mundshme”, kështu u shpreh juristi i njohur Indrit Sefa, në studion...

Lajme të tjera

Web TV