Me gjithë masat ekstreme dhe thirrjeve të vazhdueshme nga ana e autoriteteve shëndetësore dhe qeveritare shqiptarët vijojnë të mbushin rrugët e vendit.
Këtë e ka denoncuar vetë kryeministri Edi Rama i cili iu ka bërë apel në vazhdimësi që të kufizojnë lëvizjet pasi do të bëhen shkak për përhapjen e koronavirusit.
Në një status në FB, Rama shprehet se disa prej tyre akoma dalin për ajrosje në lagje dhe mbajnë ende radhë në supermarket ndërkohë që po hedhin në erë sakrificat e një populli të tërë.
Ai jep shembullin e Italisë ku shkruan se të vdekurit po mbeten pa varr madje dhe një foto të cilën e ka publikuar ai ku janë shumë njerëz por që mbajnë distancë cilësohet skandal.