Mustafën s’e shqetëson COVID-19: Kurti të heq taksën, ta anulojë shkarkimin e të kërkojë falje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka qartësuar edhe një herë situatën se si ka ardhur deri tek mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka treguar se i kishte dërguar letër Kurtit më 16 mars, ku i kishte shprehur shqetësimin e tij për pozicionimin e kryeministrit për taksën.

“Nëse vazhdohet kështu, posa ta kapërcejmë këtë situatë emergjente me Virusin, si LDK do të detyrohemi të dalim nga koalicioni, sepse nuk duam të jemi bashkëpërgjegjës të prishjes së marrëdhënieve me aleatin tonë kryesor”, i kishte shkruar Mustafa, Kurtit.

Por kështu nuk ndodhi. Mustafa thotë se përgjigja që mori nga Kurti ishte shkarkimi i Agim Veliut e më pas shpallja tradhtar e tij.

“Përgjigjen që e mora nga Kryeministri Kurti, më 18 mars ishte shkarkimi në kundërshtim me Marrëveshjen për koalicion, të nënkryetarit të parë të LDK-së, z. Agim Veliu nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe shpallja e tij, hiq më pak se, tradhtar në adresimin e tij qytetarëve në mbrëmjen e asaj ditë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka thënë se pret nga Kurti që ta heq taksën, t’i kërkojë falje LDK-së si dhe ta anulojë vendimin për shkarkimin e Veliut.

Të fundit

OKB e konfirmon: Vdekjet nga uria në Gaza, një krim lufte i Izraelit

OKB-ja ka thënë se sulmet intensifikuese dhe “bombardimet e pamëshirshme” në qytetin e Gazës po shkaktojnë “një numër të...

Flamurtari firmos kontratë 20 milionë euro me Real Madridin!

Ekipi i futbollit "Flamurtari" në Vlorë ka firmosur një kontratë 20 milionë euro, ose 20 miliardë lekë, me klubin prestigjoz spanjoll Real Madrid, përcjell...

Vlorë/ Shembja e ndërtesave pranë Portit, banorët përplasen me Policinë

Ka nisur ditën e sotme shembja e disa banesave pranë Portit detar të Vlorës, në lagjen 1 Maji. A2 CNN ka siguruar edhe pamjet e...

“A ka elitë PD-ja? Mos u fshihni pas gishtit! Kjo parti ka rënë në hall”

Kriza në Partinë Demokratike sa vjen edhe thellohet, teksa zërat kritikë që kërkojnë hapjen e saj dhe reformimin, po shtohen çdo ditë edhe më...

Çfarë përfiton Georgina Rodriguez nga martesa me Ronaldon? Zbulohet kontrata

Cristiano Ronaldo do i jap fund beqarisë duke u martuar me bashkëshorten e tij, Georgina Rodriguez. Mediet në Portugali kanë zbuluar se çifti ka...

Lajme të tjera

Web TV