Covid-19/Balerini Kledi Kadiu jep alarmin: Bëni këtë gjë, ndryshe do t’i bini kokës me grushte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Balerini dhe koreografi i njohur, Kledi Kadiu i cili jeton në Itali, në vendin ku koronavirusi është duke vrarë me qindra çdo ditë ka folur për situatën e rëndë që ka mbërthyer vendin fqinj.

Duke iu referuar shifrave të frikshme të viktimave, numri i të cilëve vetëm 24 orët e fundit është rreth 800, Kadiu tha se shqiptarët duhet t’i zbatojnë me përpikëmëri masat ndaj koronavirusit pasi në të kundërt do t’i bien kokës me grushte siç po bëjnë italianët aktualisht.

Ai tregoi se masat në Itali janë shumë të rrepta dhe nëse i shkel është njëlloj sikur të kesh bërë vrasje, të mbetet njollë përjetë.

Është e paimagjinueshme, tani na ka kapur me të vërtetë shumë frika, me rreth 800 viktima. Kjo është një gjendje që po bëhet gjithnjë e më keq. Është dita e 13 që ne jemi izoluar nëpër shtëpi, që më 8 mars. Bëjeni llogarinë, se e kemi humbur edhe idenë e ditëve. Sapo na komunikuan dje në darkë që Rimini dhe shumë zona të afërme, që sot bëhen zonë të kuqe, pra që nuk mund të dalim fare, fare, në rrugë.

Farmacitë, supermarketet, janë të hapura, por ke të drejtë të shkosh vetëm një herë në javë. Nëse vërtetohet se ke dalë dy herë, merr jo vetëm një gjobë të madhe, por denoncohesh edhe penalisht. Shqipëria bëri jashtëzakonisht mirë me rregulla të rrepta. Le të ankohen qytetarët, se kur të shohin si është gjendja, do t’i bien kokës me grushte. Ata duhet të thonë faleminderit që janë në shtëpi, se do të bëhet një tmerr i paparë. Nëse këtu në Itali shkel rregullat, është njëlloj sikur bën një vrasje, të mbetet njollë përjetë, pra do të quhet akt kriminal. Shqiptarët do ta paguajnë rëndë, nëse vazhdojnë të dalin jashtë”, tha Kadiu për News 24.

Të fundit

“Jemi bërë më pak konkurrues”: Stanley Donwood për krijimin e artit ikonik të Radiohead

Nga Alexis Petridis Në fillim të viteve ’90, Stanley Donwood ishte “pak i humbur pas universitetit”, duke autostopuar nëpër Britani...

Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re sigurie për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

Këtë të premte, që në orët e para të mëngjesit, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në...

Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

Në Londër dominojnë bindjet se retorika e fuqishme e presidentit rus është më shumë një maskë për frikën reale nga një luftë e hapur...

Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rritje të ndjeshme të rasteve me sindromën Guillain-Barré në Rripin e Gazës, një sëmundje...

Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 12:00 në fshatin Sopot, njësia administrative Zerçan, Bashkia Bulqizë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit,...

Lajme të tjera

Web TV