Në spitalin e Korçës i konfirmojnë raportimet se tre persona që morën fillimisht trajtim aty janë të infektuar me COVID-19. Një 31 vjeçar, menaxher lokali, dhe dy të moshuar të moshës 75-76 vjeç janë nisur drejt Tiranës për të marrë trajtim më të specializuar.
I riu raportohet se ka patur vështirësi me frymëmarrjen, raporton Neës 24.
Ndërkohë, sa i përket çifit të të moshuarve raportohet se ata janë infektuar me koronavirus nga mbesa e tyre. Për këtë të fundit nuk ka ende informacion nëse ndodhet ende në Shqipëri dhe nëse është vetëkarantinuar.
Pritet që tre rastet e Korçës të konfirmohet zyrtarisht në deklaratën e mesditës nga Ministria e Shëndetësisë. Aktualisht, numri zyrtar i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri është 76.