Theu karantinën e kundërshtoi me dhunë policinë, arrestohet i riu në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i ri nga qyteti i Elbasanit është arrestuar pasi ka thyer rregullin e izolimit në shtëpi për shkak të koronavirusit dhe ka kundërshtuar me forcë policinë.

Shërbimet e Policisë së Komisariatit Elbasan, gjatë patrullimeve për monitorimin e zbatimit të masave ndaj koronavirusit paraditen e sotme, në lagjen “Vullnetari”, pranë vendit të quajtur “Ura e Zaranikes”, kanë konstatuar një këmbësor që lëvizte me këmbë.

Policia i kërkoi arsyen e daljes në rrugë dhe të moszbatimit të orarit kufizues për të qëndruar në banesë, por 24-vjeçari nuk ka dhënë arsye dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së skuadrës “Shqiponjat”.

Më pas punonjësit e policisë e kanë neutralizuar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan 24-vjeçarin M. LL.

Në përfundim të veprime u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Fjala.al/

Të fundit

Profili i një kampioni – Humb jetën gjeniu i sipërmarrjes së lirë dhe risive

Altin Luli, 47 vjeçari që ndërroi jetë pasditen e djeshme në aksidentin e ndodhur në kryqëzimin e Kryebushatit, ishte...

Ku gabuam që të rinjtë nuk duan të bëhen mjekë në Shqipëri?

Kontrata detyruese ndaj mjekëve të rinj, për të punuar deri në 3 vjet pas studimeve në Shqipëri, po kthehet në bumerang për Universitetin e...

Çfarë do të ndodhë me PD-në në shtator?

Shtatori pritet të jetë një muaj kyç për të ardhmen e Partisë Demokratike, ndërsa kriza e gjatë politike dhe organizative vazhdon të rëndojë mbi...

Legjenda e Bayern kritikon trajnerin: Ka frikë të luajë me të rinj

Lothar Matthäus ka kritikuar trajnerin Vincent Kompany dhe sulmuesin Harry Kane pas Superkupës së Gjermanisë. Anglezi u shpreh se Bayern është sot skuadra më e...

Netanyahu akuza kryeministrit australian: Je politikan…

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se homologu i tij australian, Anthony Albanese, e ka “braktisur” komunitetin hebre të Australisë dhe se...

Lajme të tjera

Web TV