A përhapet koronavirusi nga ushqimet? Autoriteti Evropian jep përgjigjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha shkencore e Autoritetit Evropian për Sigurinë e Ushqimit, Marta Hugas ka thënë se nuk ka asnjë provë që vërteton se koronavirusi mund të trasmetohet përmes ushqimit.

“Nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi”- tha Hugas për mediat.

Në lidhje me këtë deklaratë të saj ka reaguar dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” shton se ndonëse nuk është provuar transmetimi i virusit të rrezikshëm nga ushqimi, duhet treguar kujdes i madhë, pasi asnjëherë nuk i dihet.

Deklarata e plotë e publikuar nga Autoritetit Kombëtar i Ushqimit:

Auroritetet Evropiane të sigurisë ushqimore, janë prononcuar në lidhje me mundësinë e kontaminimit nga produktet ushqimore me COVID-19

? Nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi. Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) përsërit këtë përmes fjalëve të drejtoreshës së saj shkencore Marta Hugas, i cili shprehet se “përvojat me shpërthime të mëparshme të epidemive që i atribuohen koronaviruseve, siç janë ato të SARS dhe MERS, tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk vërtetohet. Aktualisht nuk ka asnjë provë që Coronavirusi është i ndryshëm nga viruset e tjerë për sa i përket transmetimit përmes konsumit të ushqimit”.

? Edhe sipas ECDC, Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, është e pamundur që ushqimi të jetë një burim i transmetimit të virusit. Në fakt, edhe nëse në origjinën e epidemisë në Kinë ka pasur një kalim të koronavirusit të ri nga kafshët tek njerëzit, tani patogjeni po përhapet nga një person në tjetrin, kryesisht përmes teshtitjes dhe kollitjes.

? Po kështu edhe Instituti Federal Gjerman për Vlerësimin e Riskut (BfR) ka të njëjtin mendim: “Aktualisht nuk ka raste të provuara të infektimit nga ky lloj i ri i koronavirusit përmes rrugëve të tjera të infeksionit, siç është konsumimi i ushqimit të kontaminuar”.

Lexo edhe :  “Politikanët që kanë bashkëpunuar me grupet kriminale janë të tmerruar nga SPAK!"

? OBSH gjithashtu, pretendon se aktualisht nuk ka prova të transmetimit të koronavirusit përmes ushqimit. Sidoqoftë, pasi njohuritë tona për virusin e ri janë akoma të kufizuara, OBSH ka publikuar një numër rekomandimesh paraprake për përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, siç është:

? mbajtja e distancës të paktën 1 metër nga njëri-tjetri gjatë blerjes së produkteve ushqimore,

? larja e duarve gjithmonë para gatimit dhe pasi prek ushqimin e papërpunuar,

? shmangien e konsumit të produkteve ushqimore me origjinë shtazore të papjekur ose pak të pjekur,

? larjen e frutave dhe perimeve,

? respektimin e rregullave normale të higjienës për të shmangur kontaminimin e kryqëzuar.

? Për sa më sipër, AKU si pjesë e Task Forcës, për zbatimin me rigorozitet në marrjen e masave për të luftuar Covid-19 ka vëne në zbatim Listën e Verifikimi për OBU-të përmes masave të marra kundër përhapjes së Covid-19.

? Përdorimi i masave mbrojtëse dhe dorezave, ruajtja e largësisë gjatë shërbimit ndaj konsumaorëve si dhe respektimi në mënyrë rigoroze i futjes së konsumatorëve në subjekt jo më shumë se një individ,

? Hartimi dhe afishimi i masave mbrojtëse i një plani masash që duhet të ndiqen nga stafet brenda ambienteve të punës,

? Prania e dezinfektantevë në ambientet ku shërbehet produkti ushqimor,

? Mirëmbajtja, pastrimi dhe dezinfektimi, kontaminimi nga ajri dhe kushtet e përshtatshme të punës,

? Eleminimi i prerjes së bukës dhe largimi nga ambientet e shërbimit të makinës prerëse të bukës për subjektet që tregtojnë bukë dhe prodhime brumi,

? Tregtimi i produkteve të sigurta brenda afatit të përdorimit për konsumatorin,

? Etiketimi i rregullt i produkteve ushqimore,

? Respektimi i kushteve së ruajtjes së produkteve ushqimore.

? Frikë Aspak, Kujdes Po/Fjala.al/

Të fundit

Doni lëkurë të pastër? Ja si ta përdorni të bardhën e vezës për të trajtuar fytyrën

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën. Nga dielli...

Haiti, vriten tre persona, mes tyre vajza e një kongresmeni amerikan

Tre misionarë të organizatës amerikane “Misionet në Haiti”, qendra e të cilëve ishin vendosur në Oklahama janë vrarë pasi u zunë pritë nga një...

“Peshkaqenët e borxheve”/ Deralla: Në vitin 2020 Banka e Shqipërisë mori një plan masash

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave...

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha...

Skema e mashtrimit me mikro-kreditë/ “Rasti, më i keq se firmat piramidale”

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka goditur skemën e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet të ashtuquajtur mikrokredi me interesa të larta, për shlyerjen...

Lajme të tjera

Web TV