Covid-19/Agron Shehaj: Qeveria të japë urgjent pagat e njerëzve, ndryshe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka bërë një paralajmërim të frikshëm lidhur me pasojat që mund të sjellë koronavirusi në ekonomi.

Ai ka ngritur alarmin sa i përket shumë aktivitete ekonomike që janë bllokuar për shkak të koronavirusit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehaj thekson se nëse qeveria nuk paguan urgjent pagat e qytetarëve, të cilët qëndrojnë të izoluar në shtëpi, vendi rrezikon kaos.

Sipas tij, gjendja e rrezikut nga koronavirusi dhe e paralizës ekonomike do të zgjasë të paktën dy muaj dhe me gjasë, më shumë.

Postimi i Agron Shehajt:

Pagesa direkte e rrogave nga qeveria, të paktën në masën 70% për të gjithë ata që kanë ndërprerë punën për shkak të krizës, është detyrim njerëzor por edhe garanci për sigurinë kombëtare.

Gjendja e rrezikut nga koronavirusi dhe paralizës ekonomike do të zgjasë të paktën dy muaj dhe me gjasë, më shumë. Çdo ditë që kalon e rëndon më shumë gjendjen ekonomike dhe psikologjike të njerëzve.

Qeveria nuk mund t’i gënjejë dot njerëzit duke bërë sikur ju jep mbështetje. Nëse ajo nuk reagon menjëherë duke e bërë fakt pagesën minimale për të garantuar mbijetesën e familjeve të tyre në këtë periudhë, ajo do të ndeshet me kaos dhe reagime problematike. Kjo nuk është shaka! Kjo është emergjencë njerëzore që mund të kthehet në emergjencë të sigurisë.

Qeveria duhet gjithashtu të mbështesë direkt me garanci apo hua të githa bizneset kritike për zinxhrin e furnizmit të popullatës me ushqime, ilaçe dhe mallra bazike. Është momenti për një plan emergjence kombëtare. Situata precipton më shpejt se sa ngathtësia e qeverisë. Duhet reagim tani:

Lexo edhe :  Ndarja nga jeta e Artan Lames/ Pritjet mbahen sot, të martën i jepet lamtumira

1-pagesë rrogash

2-hua e menjëhershme për bizneset strategjike!

Të fundit

Vajza e Giorga Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fund si… Martina

Një postim i bërë në rrjetet sociale, i cili përmbante kërcënime të rënda ndaj vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni,...

‘Nena ime është komuniste dhe ulërinte kundër të pasurve’/ Rrëfimi i veçantë i De Rossit:

Daniele De Rossi flet për herë të parë pas shkarkimit të papritur nga Roma, duke zbuluar emocionet, zhgënjimet dhe planet e tij për të ardhmen....

Çfarë ndryshojnë sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Nga Todd Prince, REL Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...

E papritur: Chiara Ferragni nga miliardere, tani drejt falimentit?

Dyqani i Chiara Ferragni, i vendosur në Via del Babuino 152 në zemër të Romës, ka ndërprerë zyrtarisht aktivitetin. Vendimi u bë publik nga...

Alarm në shtetin amerikan, “arratisen” 250 milionë bletë

Rreth 250 milionë bletë u liruan pas përmbysjes së një kamioni në shtetin amerikan të Uashingtonit të premten, duke detyruar autoritetet të lëshojnë paralajmërime...

Lajme të tjera

Web TV