Covid-19/ Shpërndjara e pensioneve e bonuseve të qirave, Rama tregon si do procedohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot se si do të bëhet shpërndarja e pensioneve për atapersona që nuk janë në listën që do itërheqin nga banka.

Në një intervstë përmes “Skype-it” për “News 24”, kreu i qeverisë tha se nuk ka asnjë problem për asnjërin prej këtyre shqetësimeve, pasi do të realizohen siç duhet dhe ndarja e pensioneve dhe ajo e bonuseve të qirave.

Ndërsa takon mbylljes së fasonerive dhe call-center-ave, kryeministri u shpreh se ata kanë reduktuar numrin e punonjësve dhe mjafton që këta të fundit të ruajnë distancën dhe të zbatojnë rregullat dhe nuk ka asnjë problem, duke shtuar se virusi nuk shpërndahet në ajër, por nga kontakti.

Pjesë nga intervista:

Sot marrin pension në bankë rreth 50 mijë persona në Shqipëri, si do t’i ndajë qeveria pensionet e tjera?

Këtë kemi marrë përsipër dhe këtë do të bëjmë. Do t’i ndajmë në këmbë.

Basha iu bëri thirrje të shpallni fatkeqësinë natyrore, e keni konsideruar?

Kjo është ajo thirrja që vjen gjithmonë në të gjitha herët dhe për të gjitha rastet, por sic ndodhi dhe me tërmetin, apo herët e tjera, ne e dimë shumë mirë punën tonë dhe do ishim shumë të lumtur të na vinte ndonjë thirrje që na ndihmon, jo thirrje që na pengon.

Si do të përballohet situata, për personat që nuk kanë marrë bonusin e qirasë?

Nuk ka asnjë problem, do ta marrim. Nuk ka asnjë problem, askush nuk i lëviz ata nga shtëpia dhe asnjë qiradhënësi nuk do t’i mungojë qiraja.

Si do të vijohet, a do ketë shtim të numrit të analizave?

Sic e kemi menduar, kjo është diçka që i takon ekspertëve dhe unë i mbështes. Ekspertët e facebook, të partive apo të klubeve televizive të mbrëmjes nuk janë fare në fokusin tim dhe nuk jam këtu për t’i konsideruar apo për të komentuar fjalët e tyre. Ne do vazhdojmë punën, mbështetur te Komiteti i Ekspertëve.

Lexo edhe :  Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

A është konsideruar mbyllja e fasoneve dhe call center-eve, si do të veprohet?

Përgjigjja është që në vende ku disiplina e centralizuar e një aktiviteti është e mundur mjafton që njerëzit të respektojnë rregullat, të mbajnë distancë. Kemi parë që janë reduktuar vendet e punës në një hapësirë për të krijuar më shumë distanca. Njerëzit nuk duhet t’i japin dorën njëri-tjetrit, të zbatojnë rregullat dhe nuk ka asnjë problem. Virusi nuk shpërndahet në ajër, por nga kontakti.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV