Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që metropoli amerikan të boshatisej. Frika dhe masat e marra ndaj koronavirusit kanë bërë në Neë York tashmë të shikohen vetëm rrugët bosh e reklamat gjigande në gradacela.
Për 19 milionë qytetarët e New York, e diela e 22 marsin, ka nisur me zbatimin e urdhërit ekzekutiv të vendosur nga kryebashkiaku De Blasio.
Banorët u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpi, për të dalë prej andej vetëm për të blerë ushqime apo medikamente, për të kërkuar asistencë mjekësore dhe për t’u kujdesur për kafshët e tyre shtëpiake, asgjë më tepër.
Pamjet e filmuara nga një dron tregojnë situatën e pazakontë që nuk është parë ndonjëherë në New York./Fjala.al/