Dy adoleshentë në Virxhinia kanë filmuar disa pamje teksa shihen duke u kollitur afër njerzve në një supermarket dhe duke terrorizuar kështu njerëzit. Videot e bëra më pas janë shpërndarë në rrjetet sociale.
Autoritetet po paralajmërojnë për “tendencën shqetësuese” e cila është shfaqur në mediat sociale ndërsa pandemia e koronavirusit është përkeqësuar, duke u bërë thirrje prindërve të monitorojnë veprimet e fëmijëve të tyre në internet.
Dyqani lajmëroi shpejt policinë dhe hoqi produktet e përfshira, duke marrë masa për sigurinë e klientëve të tyre nga koronavirusi.
“Të dy të miturit në pyetje pranuan përfshirjen e tyre, dhe u përcaktua se nuk kishte ndonjë qëllim kriminal,” thuhet në deklaratën e policisë.
‘Ne kemi mësuar se kjo duket të jetë një prirje shqetësuese në mediat sociale në të gjithë vendin, dhe ne kërkojmë ndihmë nga prindërit për të dekurajuar menjëherë këtë sjellje’, tha më tej policia./Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/Burimi:DailyMail