E trishtë/ Kamionët e ushtrisë në Itali transportojnë viktimat e tjera të koronavirusit (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Itali çdo ditë shtohet bilanci i viktimave dh aktualisht është vendi më i goditur nga ky virus vdekjeprurës.

Deri më tani numri i viktima në Itali nga koronavirusi ka shkuar në 5.476 ndërsa të infektuar numërohen mbi 59 mijë të tjerë.

Ndërkohë me rritjen e numrit të viktimave janë krijuar probleme edhe varrosjen e tyre pasi numri është vërtet shumë i lartë.

Në një video të publikuara nga mediat italiane shihen shumë kamionë të ushtrisë të mbushura me kufomat e koronavirusit.

Kjo pasi me urdhër të autoriteteve italiane disa ditë më parë, ushtriai po bën transportimin e personave të vdekur nga Bergamo, për shka se as kompanitë që merren me shërbime funerale nuk kanë më kapacitete të mjaftueshme për të kryer këtë punë.

Përmes një video të publikuar nga mediat vendase tregohet rreshti i gjatë i kamionëve ushtarake që që transportojnë kufomat.
Ndërkohë përfaqësuesi i ushtrisë italiane ka konfirmuar se 50 ushtarë me 15 kamionë janë dërguar në Bergamo, që të transportojnë viktimat që humbën luftën me koronavirusin.

Rikujojmë se edhe një javë më parë u bë transporti i viktimave me anë të makinave ushtarake pasi nuk kishte më vende për kufomat.

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV