Ishte afër vdekjes nga koronavirusi, e shpëtoi ilaçi që tregoi Donald Trump-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person i prekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar se si u shërua nga ilaçi që përmendi Donald Trump pak ditë më parë.

Rio Giardinieri 52 vjeç u shpreh për Fox News se ai kishte dhimbje të tmerrshme në shpinë, dhimbje koke, kollë dhe lodhje për pesë ditë me radhë pasi ishte prekur nga Covid-19.

Sipas tij, mjekët në Spitalin Joe DiMaggio në Florida të Jugut e diagnostikuan atë me koronavirus dhe pneumoni.

Pas më shumë se një jave, mjekët i thanë se nuk kishin se çfarë të bënin më me të dhe të premten në mbrëmje, Giardinieri i tha lamtumirë gruas së tij dhe tre fëmijëve.

“Unë isha në atë pikë sa mezi po flisja dhe frymëmarrja ishte shumë sfiduese. Unë mendova se ky ishte fundi im.”

Pastaj një shok i dërgoi atij një artikull të ditëve të fundit në lidhje me hydroxychloroquine, një ilaç pa recetë, i cili është përdorur për të trajtuar malarien si dhe sëmundjet auto-imune si lupus.

Studimet kanë zbuluar se janë ilaçi në fjalë është premtues për trajtimin e COVID-19, megjithëse nuk është aprovuar zyrtarisht nga mjekët.

Giardinieri tha se ai kontaktoi një mjek të sëmundjeve infektive në lidhje me ilaçin.  “Ai më dha të gjitha arsyet pse unë nuk do të duhej ta provoja sepse nuk ka prova dhe nuk ishte diçka e u aprovuar”, tha Giardinieri.

Por pas insistimit të tij, mjeku ka autorizuar infermieret të cilat ia kanë dhënë ilaçin.

Sipas Giardinierit,  pas rreth një ore pasi kishte marrë ilaçin, ndjeu se  zemra e tij po i dilte nga gjoksi dhe pas dy orësh, ai përjetëoi të njëjtin episod si më parë ku nuk mund të merrte frymë.

Lexo edhe :  "Nuk duam turma!" Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Ai thotë se atij iu dha Benadryl dhe disa ilaçe të tjera. Dhe kur u zgjua rreth orës 4:45 të mëngjesit, ishte “sikur asgjë s’kishte ndodhur”.

Që prej atij momenti ai nuk kishte më ethe dhe dhimbje, ndërsa mund të marrë frymë përsëri.


Historinë e tij e ka shpërndarë në Twitter edhe vetë presidenti Donald Trump.

Të fundit

“Shqiptarët të bëjnë më shumë”… që Tritan Shehu të mbetet gjithë jetën deputet

Nga Toni Drishti Pak ditë më parë, deputeti veteran i PD-së, Tritan Shehu, u shpreh që partia e tij kishte bërë...

Shënohet dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit

Dita e Flamurit e gjen Ukrainën ende në luftë me agresorin rus, i cili po përpiqet që në bisedimet për paqen të mos lëshojë...

“Ndodhi papritur”/ Dëshmojnë të afërmit e 4- vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinë

Nëna, babai dhe gjyshi i 4-vjeçares shqiptare që u gjet e mbytur në pishinën e një vile në Paksos të premten pasdite, pranë shtëpisë...

114 vite nga rënia në betejë, inaugurohet në Tuz varri monumental i heroit Dedë Gjon Ujka

Në 114-vjetorin e vdekjes së udhëheqësit të kryengritjes së Malësisë së Madhe, Dedë Gjon Ujka, që dha jetën në betejën e përgjakshme në Qafën...

Vendimi për Noel Clarke është një fitore për gratë guximtare dhe për gazetarinë

Katharine Viner* Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të Guardian pasi aktori dhe regjisori britanik paditi për shpifje për akuzat e sjelljes seksuale të...

Lajme të tjera

Web TV