Koronavirusi/Basha: Shqiptarët do ta mposhtin këtë të keqe! Izolimi, arma jonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se shqiptarët do t’ia dalin përballë koronavirusit.

Basha iu ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të shtëpi e të respektojnë plotësisht rregullat. Kjo është arma e vetme sipas Bashës për të mposhtur koronavirusin.

“Këto janë kohët më të vështira që kemi jetuar në një kohë shumë të gjatë. Por unë kam bindjen e thellë se me të njëjtën forcë që na ka karakterizuar gjatë gjithë historisë tonë, me besimin në Zot dhe me mbështetjen tek njëri-tjetri, do ta kalojmë këtë të keqe të gjithë së bashku.

Si një familje e madhe, do të mund të krenohemi për jetët që kemi për të shpëtuar, për shembullin që kemi dhënë për fëmijët tanë dhe, mbi të gjitha, për një Shqipëri të nesërme në normalitet, në mirësi, në pozitivitet, edhe më të afruar e më të bashkuar me njëri-tjetrin se para kësaj epidemie.

Ndaj ju lus edhe njëherë, respektoni plotësisht të gjitha rregullat, të qëndroni në shtëpi, të merrni të gjitha masat higjeniko-sanitare. Sikundër e lus qeverinë që, menjëherë, hapat e shpallur t’i detajojë dhe t’i bëjë efektive për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Menjëherë të shpallë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe të urdhërojë menjëherë mbylljen e çdo biznesi me prani të madhe dhe të dendur punonjësish.

Këto janë hapa që shpëtojnë jetë dhe koha për të vepruar është tani. Ju uroj një javë sa më të lehtë!

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë.” tha Basha.

Të fundit

Arbër Hajdari, kandidat i PS për Bashkinë Tiranë?

Në një postim të fundit në Facebook, opinionisti Olti Curri ka hedhur një deklaratë që ka ngjallur diskutime të...

Skuadra fituese për Shqipërinë 2030/ Rama ‘prezanton’ deputetët e rinj në Gjirokastër

Pas Dibrës, kryeministri Edi Rama është “ndalur” në qarkun e Gjirokastrës. Teksa ka ndarë një video nga bukuritë e këtij qarku, kreu i qeverisë risjell në...

“PD ka mbyllur ciklin natyral”/ Çupi: Berisha po kërkon të mbijetojë politikisht

Analisti i njohur Frrok Çupi, tha se qytetarët shqiptarë duhet të ndahen njëherë e mirë nga Sali Berisha dhe hijet e tij politike, të...

Enada Hoxha pas divorcit: Nuk do doja që asnjë grua të kalonte atë që kalova unë

Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti, Enada Hoxha tha se ishte fati që e deshi që divorci me Gerd Vason të vinte pas aq...

Marrëveshjet për migrantët/ Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga dilemat e tyre: çfarë...

Lajme të tjera

Web TV