Në karantinë nga varfëria/Familja merr si ndihmë vetëm 100 lekë në ditë-VIDEO

Familjen Rika, e cila jeton në Kamëz, nuk e ka karantinuar Covid 19, por varfëria. Silvana Rika, kishte dal sot në tregun e fruta perimeve jo për të blerë, por me shpresën se dikush nga tregtarët do ta shikonte e do t’i jepte diçka për të ngrënë. Shërbimi Social i bashkisë së Kamzës, bën sikur nuk e njeh urinë e kësaj familje. Sot ata e përcollën duke i dhënë vetëm 100 lekë të reja.

Kryefamiljarin sëmundja prej muajsh e ka shtrirë ne krevat.

Djali i madh i kësaj familje është vetëm 7 vjeç, por varfëria e ka rritur në moshë para kohe.

Ai është i dalluari i klasës, dhe shpreson se dija një ditë do ta shfarosë skamjen e familjes.

Kjo familje ka vetëm një kërkesë. Të këtë ushqim./TCH