VIDEO/ Dhunoi të moshuarin, policia Bashkiake i heq lejen tregtarit te Pazari i Ri

Bashkia e Tiranës i ka hequr lejen e hapësirës tregtarit i cili dy ditë më parë dhunoi një të moshuar, të cilin e akuzoi padrejtësisht për vjedhje.

Ky lajm u bë publik nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj përmes një postimi në “Twitter”, ku shprehet se në një kohë që kryeqyteti po kalon një sfidë të jashtëzakonshme, kjo nuk është arsye që të humbasim njerëzillëkun e të vëmë fitimin para humanizmit.

“Kryeqyteti po kalon një sfidë të jashtëzakonshme, por kjo NUK është arsye që të humbasim njerëzillëkun e të vëmë fitimin para humanizmit! Subjektit GK, ku u dhunua i moshuari dje, IU HOQ LEJA E HAPËSIRËS – le të rrijë në karantinë disa kohë sa të rifitojë”,-shkruan Veliaj./Fjala.al/