21 vjet më parë nisi bombardimi i NATO-s ndaj Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot mbushen njëzetenjë vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s, për t’i dhënë fund fushatës së spastrimit etnik të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.

Bombardimet pasuan disa përpjekje për të siguruar një marrëveshje paqësore, e cila u refuzua nga Serbia.

Misioni i NATO-s synon të parandalojë sulmet e përgjakshme ndaj civilëve në Kosovë, u shpreh në atë kohë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton.

Bombardimet nga ajri kundër caqeve të ushtrisë jugosllave zgjatën 78 ditë.

Në terren, forcat serbe kishin kryer sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve, të cilat rezultuan me mbi 10,000 njerëz të vrarë, mbi 800,000 të përndjekur dhe rreth 5,000 të zhdukur.

Më 10 qershor të vitit 1999, NATO-ja nënshkroi marrëveshje me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e saj të plotë nga Kosova.

Dy ditë më vonë, trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës dhe sundimit të Beogradit.

Të fundit

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV