Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë publike futjen në fuqi të aktit normativ të qeverisë për të liruar nga burgjet 600 persona që janë pjesë e një kategorie që mund të jenë vulnerabël ndaj sëmundjes COVID 19 që ka prekur vendin.
Në një komunikim live, Gjonaj ka thënë se deri në këto momente nuk ka asnjë rast me koronavirus në burgje.
“Dje u miratua lirimi për të dënuarit me rrezikshmeri të ulët dhe që vuajnë nga sëmundje që krijojnë terren për prekjen nga Covid 19. Do të karantinohen në shtëpi personat e dënuar që nga data e hyrjes në burg ju ka mbetur deri në 3 vjet burgim, ata që nga data e hyrjes ju ka mbetur deri në 5 vjet burgim, por që duhet të jenë mbi 60 vjec dhe vujanë nga ndonjë sëmundje kronike. Të dyja kategorintë përftojnë vetëm nëse nuk kanë kryer krime të rënëda, pjesëmarrje në organizata kriminale etj”,- sqaroi ajo.
Më tej ministrja tha se janë marrë të gjitha masat në burgje, duke parë se vendi ashtu si e gjithë bota ndodhet në një situatë të vështirë nga koronavirusi. Ajo konfirmoi se deri më tani nuk ka asnjë të prekur mes të burgosurve.
“Kemi marrë të gjitha masat nga plani i luftës për mbrojtjen e tyre kemi rritur kujdesin mjeksor për personat që vuajnë nga sëmundjet kronike, takimet me familjarët janë të pezulluara plotësisht, do të bëhen përmes komunikimin on line me qëllim mbrojtjen e shëndetit. Ka një infrastrukturë mjekësore të posacme në burgje, dhe deri tani snjë rast nuk kemi pasur të prekur”,- tha Gjonaj./Fjala.al/