Djali pozitiv me COVID-19, deputetja e PS futet në karantinë: Nuk e di si ndodhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima ka konfirmuar se djali i saj ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe ndodhet në Spitalin Infektiv nën kujdesin e mjekëve. Deputetja thekson se nuk e di ende se si është infektuar djali i saj, por gjithsesi, bën thirrje që qytetarët të izolohen dhe të qëndrojnë në shtëpi si e vetmja mënyrë për të fituar mbi koronavirusin.

Reagimi i plotë

Të nderuar miq.

Pas publikimit të një informacioni të dhënë miqësisht, më lind e drejta që në këtë situatë jo shumë të këndëshme të ndalem edhe unë me pak fjalë.

Si qytetarë që punojmë e jetojmë në këtë vend, nuk jemi të përjashtuar nga asgjë, aq më tepër nga semundjet dhe “armiqtë e padukshëm”.

Është e vërtetë që im bir ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve pas disa ditëve karantinë në shtëpi.

E ndodhur përballë këtij fakti, si nënë, kam bërë gjthcka munda për të evitur kontaktet e tim biri me persona të tjerë, ndërsa u pa e arsyeshme që ai të qëndronte nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve

Besimplotë se falë punës dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, gjithcka do të shkoj siç duhet, doja t’ju thosha të gjithëve që të tregoheni të kujdessshëm, të zbatoni rregullat dhe respektoni vendimet e marra.

Edhe pse ende nuk e di se si im bir është prekur nga ky virus, këshilla ime si nënë është të ruani veten, pasi vetëm kështu mund ta fitojmë këtë luftë, të ashpër por jo të pamundur!

Të fundit

‘Berisha nuk jeton dot pa Metën’/Çupi: Burgosja e ka dëmtuar më shumë se arresti shtëpiak

Analisti Frrok Çupi komentoi për ‘Tirana Live’ lajmin se Meta mund të ketë blerë mandatin e deputetit në listat...

Çfarë mund të bëjë Sali Berisha për të hequr ‘non gratën’? Beqiri: Mënyra e vetme për…

Sali Berisha nuk e heq dot ‘non gratën’ as në SHBA dhe as në Britani. Për të arritur këtë ka vetëm një mënyrë, që...

Shqiptarët hyjnë në borxh për të blerë pajisje dhe shtëpi, rekord kredish në fundvit

Kredi për blerje pajisjesh, kapital qarkullues, apo dhe investime tek pasuritë e paluajtshme janë arsyet që i shtynë bizneset dhe individët të paraqiteshin më...

Mafia shqiptare realitet apo mit? Çupi: Ndodhet në kupolën e Berishës dhe Metës

Në shkrimin e tij, Frrok Çupi etiketon mafien shqiptare si fenomeni që po bën histori me në krye Berishën dhe Metën. Analisti u shpreh për...

“Unsere Heimat”

Nga Ben Andoni Mënyra sesi po sillet presidenti i rizgjedhur Trump, po i tregon botës të gjitha nuancat e fjalës “patriotizëm”. Në ditët e fundit, ekipi...

Lajme të tjera

Web TV