Shqipëria, sa pranë marrjes së negociatave? Flet eksperti Gledis Gjipali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të merret vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një vendim ky i pritur nga Shqipëria që prej momentit që ka marrë statusin kandidat, më 23 qershor 2014.

Kompromisi midis ambasadorëve duket se arriti nga metodologjia e re e Bashkimit Evropian. Mirëpo, sa pranë ndodhen dy vendet pranë negociatave? A do të jenë më pak kërkuese vendet anëtare përsa u takon kushteve të përcaktuara, duke marrë shkak nga situata alarmante e krijuar nga pandemia Covid-19?

Në një intervistë ekskluzive për “Fjala”, Gledis Gjipali, ekspert i çështjeve evropiane, u jep përgjigje këtyre pyetjeve, të lindura fill pas “Po”-së së komunikuar nga Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

****

Shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke u kthyer pas në kohë, dy vite më parë, kur vendeve iu refuzua diçka e tillë, mendoni se këtë herë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të arrijë t’i marrë negociatat?

Sot u mor vendimi final i hapjes së negociatave. Por pavarësisht kësaj, momenti se kur do t’i shohim palët në tavolinën e bisedimeve do të vijë pas një periudhë disa mujore. Shqipërisë do t’i duhet gjatë kësaj kohe të përmbushë ato kushte që i janë përcaktuar qartë, një pjesë edhe të atyre që njihen si kushtet e Bundestagut. Duhet të jemi të qartë se hapja e negociatave ndodh kur të dy palët ulen në tavolinë, dhe kjo do të bëhet me konferencën ndërqeveritare, që parapërcakton të gjithë kalendarin e negociatave midis vendit që synon anëtarësimin dhe BE-së.

Komisionit Evropian i kërkohet nga 27 vendet anëtare një dokument ku përcaktohen parimet e procesit të negociimit, përfshirë këtu vendimin përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve vendore të 2019-ës (Gjykatë Kushtetuese funksionale). Ky dokument, me kondita të përfshira edhe nga ato që vuri Bundestagu, është i realizueshëm?

Çështja se sa të realizueshme janë këto kushte, sigurisht që ngelet në objektivin e politikës dhe institucioneve shqiptare. Ne jemi vonuar edhe herë të tjera në këtë proces, por këto detyra padyshim që janë të realizueshme. Një pjesë e tyre kërkon vullnet politik, një dakordësi mes aktorëve të rëndësishëm, që shkon përtej institucioneve sikundër Parlamenti, apo qoftë dhe formimit të gjykatave. Theksojmë reformën në sistemin zgjedhor, e cila duhet përfunduar sa më shpejt, që të kemi mundësi për fillimin e negociatave në një kohë sa më të shkurtër.

Çfarë do të thotë për vendin tonë hapja e negociatave dhe a mendoni se BE nuk do jetë aq kërkuese në realizimin e disa kushteve, duke pasur parasysh krizën që po kalon e gjithë Europa? Thënë ndryshe, është vendi ynë realisht pranë marrjes së negociatave pa kushte?

Lexo edhe :  "Formula 1 në Elbasan!" Rama: "Qershia mbi tortë" e Shqipërisë 2030

Hapja e negociatave i zgjati një periudhë të gjatë Shqipërisë, për faktin se shumë nga reformat që duhet të zbatojmë janë kryer me një shpejtësi të ulët dhe me një cilësi të lartë. Fokusi kryesor është tek lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por gjithashtu edhe Reforma në Drejtësi, e cila ndonëse është një nga pikat më të forta të progresit në Shqipëri, po kërkon një kohë të gjatë për t’u plotësuar. Të gjitha këto vonesa kanë sjellë një element të paparashikuar në këtë proces që është qendrimi i Bashkimit Evropian.

BE nuk është më fort e bindur për të gjithë procesin e zgjerimit. Kjo, për shumë arsye, të  brendshme politike dhe institucionale, apo dhe përplasje interesash midis vendeve anëtare. Kjo sjell një rrezik për procesin në të ardhmen, për t’u vonuar apo komplikuar më shumë. Për fat të mirë, propozimi francez, i cili u ndryshua nga Komisioni Evropian me metodologjinë e re të zgjerimit, bëri të mundur që procesi të mos bllokohet.

Por, monitorimi do të jetë shumë më i thellë, shumë më i afërt nga të gjithë vendet e BE-së që do të jenë të përfshira në këtë proces, gjë që do ta bëjë klasën politike shqiptare shumë më serioze, institucionet gjithashtu, por edhe shoqërinë shqiptare. Kjo e fundit duhet të jetë e përfshirë, e informuar, të ushtrojë atë presion pozitiv ndaj institucioneve dhe politikës shqiptare, nëse ne do të duam gjithmonë të fitojmë kohën e humbur ndër vite dhe të kemi një proces anëtarësimi të shpejtë dhe cilësor.

 

 

Të fundit

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

“Po firmoste, doli për kafe dhe… u zhduk!”

Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm një hap larg firmës me...

Deputetë më 11 maj, 3 zv.ministra lirohen nga detyra

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se janë liruar nga detyra...

Lajme të tjera

Web TV