Jozef Wallis nga Britania e Madhe, baba i dy fëmijëve, jashtëzakonisht i shëndetshëm u prek një javë më parë nga koronavirusi por mundi të fitonte betejën përballë sëmundjes. Ai qëndroi në shtëpi për tetë ditë dhe u përpoq të luftonte ethet dhe kollën. Por më pas u dërgua me ambulancë në spitalin e Londrës.
Dy pacientë të moshuar në repartin e koronavirusit vdiqën para syve të tij.
Pasi arriti të fitonte betejën me koornavirusin, ai i bën thirrje gjithsecilit që ta marrin seriozisht Covid-19.
Jozef Wallis filloi të kishte simptoma pasi kaloi natën jashtë në një nga pabet e Londrës dy javë më parë.
Ai filloi të kishte ethe dhe një kollë të thatë të pakontrollueshme. Wallis u karantina për 8 ditë në shtëpi ndërsa më pas u shtrua në spital.
40-vjeçari u vendos nën kujdesin intensiv të mjekëve duke parë që shëndeti i tij po përkeqësohej.
Në spital ai pa të tjerë pacientë që vdisnin njëri pas tjetrit në repartin special për koronavirusin.
“Dy pacientë në repartin tim vdiqën para syve të mi”, i tha ai për Daily Mail.
‘Një plak përpiqej të merrte frymë dhe më pas nuk e pashë më. Një infermiere më tha që kishte vdekur. Një burrë tjetër u vendos nën kujdes intensiv, por ai nuk ia doli dot”, ka shtuar Wallis.
Duke parë vdekjen me sy Wallis iu ka bërë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndalojnë shoqërimin me të tjerët për të mos përhapur koroanvirusin. /Fjala.al/