Bëni kujdes! Dorezat dhe maskat e hedhura ​​përtokë e përhapin pandeminë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Hedhja në tokë e dorezave dhe maskave ​​anti-Covid 19, jo vetëm që e ndotin planetin tonë, por mund të ndihmojnë në përhapjen e virusit’. Denocimi vjen nga shoqata “Plastic Free” në Itali, e cila këto ditë ka dokumentuar dhe fotografuar mijëra doreza dhe maska ​​të hedhura për tokë jashtë ambjenteve tregtare, në trotuare, dhe pas makinave të parkuara.
Shoqata që drejtohet nga Luka De Gaetano, është shumë aktive në luftën kundër plastikës. Ajo ka publikuar në faqen e saj në internet imazhe shumë trishtuese, që në vetëm 48 orë janë parë me indinjatë nga mbi 2 milionë përdorues.

Imazhet, u bënë menjëherë virale, dhe e rritën zemërimin tek disa kryebashkiakë, të cilët iu bënë menjëherë thirrje bashkëqytetarëve të tyre që të jenë më të kujdesshëm, përndryshe do t’i padisnin në Prokurori.

“Ne nuk duhet të bëhemi virusi i ri i planetit tonë. Në një moment kaq të vështirë dhe emergjent si ky, hedhja e dorezave dhe maskave në tokë, si dhe mosrespektimi i masave higjenike bazë, është një formë e egoizmit dhe mungesës së respektit për të tjerët, dhe jo vetëm për planetin.
Në këtë periudhë kaq të vështirë, ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje veprimeve tona të përditshme, pasi pasoja e dëmeve që po shkaktojmë, do t’i vuajmë nesër të gjithë”-thekson drejtuesi i shoqatës “Plastic Free”, Luka De Gaetano.

Sipas tij, kjo sjellje mund të kontribuojë në përhapjen e pandemisë së koronavirusit, për shkak se virusi mbijeton në plastikë për disa ditë. De Gaetano shpjegon se “sipas disa studiuesve amerikanë, virusi në plastikë mund të mbijetojë deri në tre ditë”.

“Dhe kjo tezë është e konfirmuar nga disa virologë, të cilët kanë specifikuar se duhet të kalojnë 72 orë që virusi mbi plastikë të mos të jetë më kontaminues. Sigurisht, askush nuk i mbledh me kënaqësi mbeturinat e hedhura përtokë. Por diçka e tillë i vë njerëzit në rrezik, siç janë përshembull operatorët ekologjikë”- shprehet ai.

Lexo edhe :  Prishja e ndërtimeve në Theth, Avokatja e Popullit: Nuk është ankuar askush deri tani

Sipas De Gaetanos, ne duhet të ndalemi një moment të reflektojmë, si dhe të shmangim një sjellje të tillë. “Karantina i ngadalëson ritmet tona të përditshme, dhe na krijon shumë hapësirë ​​për të reflektuar.

Maskat dhe dorezat, duhet të hidhen në kontenitorë të posaçëm. Braktisja e mbeturinave
është gjithmonë një gjest i papërgjegjshëm, por sot një gjest i tillë është jo vetëm i pa mirëkuptueshëm, por është për më tepër i rrezikshëm”- përfundon drejtori i organizatë
“Plastic Free”.

S.T

Të fundit

Pas shembjeve masive, pastrohet Thethi dhe mbillet me bar (FOTOT)

Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo...

Tragjedia e Val di Stava: papërgjegjshmëria njerëzore që vrau një fshat të tërë

Më 19 korrik 1985, në një mëngjes të zakonshëm veror në veri të Italisë, lugina alpine e Val di Stava, pranë qytetit Tesero në...

Rihidhnin në treg produktet e skaduara, çfarë u zbulua brenda magazinës në Vorë

Policia ka njoftuar sot goditjen enjë rasti të rëndë në Vorë, ku subjekti tregtar “Master AL” rihidhte në treg produkte të skaduara, duke u...

Dështon edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi që ashtu si herët e...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re pedagogia e njohur

Pedagogia Albana Kullolli Kastrati, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e hidhur e ka bërë të...

Lajme të tjera

Web TV