Covid-19/ Gjobitet me 700 mijë lekë një shtetas, dënohen 149 të tjerë në 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka publikuar dënimet dhe gjobat e dhëna gjatë këtyre 24 orëve, ku duket se një shtetas është dënuar me 700.000 lekë të reja për shkak se ka thyer karantinën pas kthimit në Shqipëri.

Në njoftimin e policisë theksohet se janë gjobitur me nga 10.000 lekë të reja 65 shtetas të tjerë, ndërsa 75 drejtues mjetesh janë ndëshkuare me heqen e lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Ndërsa 9 subjekte tregtie janë gjobitur me 100.000 lekëtë reja pasi nuk kanë respektuar oraret e karantinës.

Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është evidentuar një shtetas që ka thyer rregullin e vetëkarantinimit, i cili është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë. Shtetasi K. B., banues në Tiranë, ka hyrë në Shqipëri më datë 11.03.2020 dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 65 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë, njëri prej të cilëve u shoqërua në komisariat dhe u procedua penalisht për kundërshtim të urdhrit të punonjësit të Policisë.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 76 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Lexo edhe :  Katër fëmijët ishin në banesë, zbardhen detajet e rënda nga vrasja e shqiptares në Greqi

Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 subjekte tregtie që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19./Fjala.al/

https://www.instagram.com/p/B-JtZCVFY_6/?igshid=ngypv5fezw12

Të fundit

‘Fshesa Rama’ në Elbasan/ Emërohen administratorët e rinj në 17 njësitë e bashkisë

Pas shpalljes se vakances dhe rivleresimit ne njesite administrative dhe njesite e Bashkise Elbasan, u zhvilluan testime dhe konsultime...

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi lidhej me luftën Iran-Izrael dhe ishte pjesë e...

“Nata e gjatë” e Fric Zelbman, një autopsi e kampeve të përqëndrimit nazist

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë gjermane të shekullit XX, figura e Fridrih Vilhelm “Fric” Zelbmanit shfaqet si një dritë e zymtë, por e...

Shpërtheu tre herë pas nisjes/ Raketa Starship përfundon me sukses mision testues

Pas një serie dështimesh gjatë vitit të kaluar, SpaceX ka realizuar me sukses fluturimin testues të raketës më të madhe ndonjëherë, Starship, duke shënuar...

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave. Parashikohet që paraditja...

Lajme të tjera

Web TV