Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak minuta më parë, saktësisht në orën 10:49, në Tsouknida pranë Janinës në Greqi. Tërmeti ishte me magnitutë 4.5 dhe me një thellësi 10 km.
Lëkundjet janë ndjerë të lehta në zonën e kufirit shqiptaro-grek, si dhe në qytetet e Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës. Nuk raportohet për dëme materiale në Shqipëri./Fjala.al