Denoncimet/ Rama telefonon qytetarin: Bravo i qoftë, ma kalo gruan urgjent-VIDEO

Kryeministri Rama gjatë telefonatave me qytetarët që kishin shprehur shqetësimet e tyre lidhur me situatën e vështirë ku gjenden për shkak të koronavirusit është ndeshur edhe me problemin e një çifti të moshuarish në Fier të cilin kërkonin ndihmë ekonomike.

Sipas çiftit ata jetonin të vetëm, pa pension dhe kërkonin ndihmë për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga koronavirusi që i detyron të qëndrojnë mbyllur në shtëpi, ndërsa nga ana tjetër, fëmijët iu gjenden jashtë vendit.

Rama premtoi se do t’i ndihmojë që ditën e nesërme përmes bashkisë së Fierit.

Komunikimi i Ramës me çiftin e moshuar:

Rama: Ali si je? Edi Rama jam, ke bërë një denoncim. Çfarë denoncimi ke bërë?

Burri: Unë s’para merrem me telefonin, e ka dërguar gruaja

Rama: Bravo i qoftë gruas, ma kalo gruan urgjent!

Rama: Si jen zonjë? Keni bërë një denoncim, çfarë halli keni?

Gruaja: Jemi të dy pa punë, duam ndihmë.

Rama: Çfarë moshe jeni?

Gruaja: Jemi të dy te të 60-tat. Jemi këtu te lagjja ‘Kryengritja’ e Fierit.

Rama: Jeni vetëm?

Gruaja: Po vetëm, as pension nuk marrim

Rama: Nesër do të vijnë te shtëpia dhe do të ta zgjidhin ata hallin do të bëjnë çmos që t’ju mbështesim.

Rama: Po fëmijë keni?

Gruaja: Po kemi po janë jashtë, ata shohin hallin e tyre.

Rama: Burrin mos e lër të dalë nga shtëpia

Gruaja: Jo jo nuk e lëshoj

Rama: Jeni në një moshë që të mos dilni nga shtëpia!

Gruaja: Rrofsh, rrofsh!