Papa Françesku do të bëjë një tampon për të parë nëse është prekur apo jo nga koronavirusi.
Një monsignor italian në Sekretariatin e Vatikanit, i cili ka jetuar për disa kohë në të njëjtën rezidencë ku qendron edhe Papa Françesku, ka rezultuar pozitiv dhe është dërguar menjëherë në spital.
Punonjësit e Sekretariatit të Shtetit që mund të kenë pasur kontakte me të, do të bëjnë tamponin. Sipas Tg.com, edhe Papa Françesku do t’i nënshtrohet kontrollit.
Monsignori është i pesti i infektuar nga Covid-19 në Vatikan. “Aktualisht ekzistojnë katër raste pozitive me koronavirus. Përveç të parit të raportuar më parë, bëhet fjalë për një punonjës të zyrës së mallrave dhe dy punonjës të muzeut”-tha të martën drejtori i shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.
Në lutjen e të së mërkurës, Papa Françesku u shpreh se në këto kohra pandemike “Ungjilli i jetës” duhet rikujtuar, pasi për Kishën mbrojtja e jetës nuk është një ideologji por një realitet njerëzor që përfshin të gjithë të krishterët.
Fjala.al