Rrëzimi i qeverisë, CDU/CSU: Përgjegjësit në Kosovë të veprojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës, tre deputetë të grupit parlamentar CDU/CSU bëjnë thirrje për vijimësi në aktivitetet e qeverisë.

Në një deklaratë për media, të cilën e ka Deutsche Welle, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul, si edhe dy raportuesit për Kosovën, Peter Beyer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), kërkojnë krijim sa më të shpejtë të qeverisë së re. “Në këtë kohë të vështirë, Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e aftë për veprim dhe për vendimmarrje. Të gjithëve që janë përgjegjës në Kosovë – parlamenti, qeveria dhe presidenti – u bëhet thirrje të japin ndihmesën e tyre për qëndrueshmërinë e veprimtarisë së qeverisë. Duke vijuar punën e saj në në mënyrë konsekuente, qeveria duhet të rifitojë besimin që ka humbur kohët e fundit“, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deputetët formulojnë edhe disa prioritete për qeverinë e re, siç janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vazhdimi i trajtimit të krimeve të luftës, heqjen e tarifave ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, dhe  vijimin e dialogut me Serbinë. Prej kësaj të fundit, ata kërkojnë edhe që të heqë dorë nga lobimi për mosnjohjen e Kosovës.

„Përparësi duhet të ketë këtu luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që t’i jepet shtysë ekonomisë së vendit.“

Një tjetër prioritet, sipas deputetëve gjermanë, duhet të jetë edhe „vazhdimi i trajtimit gjyqësor të krimeve të luftës, pa të cilin nuk mund të krijohet paqe e brendshme dhe asnjë bazë besimi. Këtu përfshihen sidomos Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar për ndjekjen penale të krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës.“

Beogradi të ndalë lobimin kundër Kosovës

Lexo edhe :  Dështon për herë të tetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Deputetët gjermanë kanë formuluar me këtë rast edhe pritshmërinë e tyre për uljen e tarifave: „Ne presim që tarifat për Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën të vendosura nën qeverinë Haradinaj të hiqen plotësisht dhe menjëherë.“

Po ashtu ata kërkojnë rifillimin e sa më të shpejtë të dialogut me Serbinë, por shtojnë se „kërkojmë që Beogradi të përfundojë menjëherë aktivitetet e tij kundër njohjes së Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. „Pa ndryshuar politikat e tyre në këto pika, këta dy vende do të vazhdojnë të bllokojnë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Vetëm BE u ofron këtyre vendeve një perspektivë serioze dhe të përgjegjshme në të ardhmen dhe ka treguar se është gjithashtu e gatshme ta bëjë këtë”, përmbyllin deklaratën politikanët e CDU/CSU-së.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Gjermanisë ishte shprehur së fundmi, nëpërmjet një deklarate të përbashkët të ambasadorit gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, me homologun e tij francez, si edhe nëpërmjet një deklarate të ministrit gjerman të Evropës, Michael Roth, për tërheqjen e mocionit ndaj Kurtit, grupi parlamentar gjerman CDU/CSU,  parti simotra këto me LDK-në, deri tani e kishte vëzhguar ngjarjen ne heshtje.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ishte shprehur në një deklaratë të përbashkët me Albin Kurtin, pas bisedës së tyre të parë zyrtare, të hënën përmes telefonit, për „vijimin e dialogut nën udhëheqjen e qeverisë së Kosovës“, çka mund të interpretohej se ajo do të preferonte personalitete të tjera nga ato të prillit të vitit të kaluar, që do të udhëhiqnin dialogun me Serbinë.

Të fundit

Berisha takohet me familje të vjetra tiranase: Ky komunitet mund diktatorët!

Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë të premte një takim me familje të vjetra tiranase, të cilët ndërsa i falenderoi...

Parathënia e librit “Vite Poetike”, profil poetik nëpërmjet përjetimeve

Shkruar nga Marjana Bulku Zeneli Poetët munden t’i shprehin ndjenjat dhe emocionet në një mënyrë unike pasi ata kanë fuqinë t'i materializojnë ato në fjalë...

Edi Rama sulmon Adriatik Lapajn: Thonë se do bëjnë zgjedhje të tjera pas 11 majit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi sot (2 maj) takimet elektorale, duke u zhvendosur në qarkun e Dibrës, në fushatë përmbyllëse për zgjedhjet...

Mbërrin në Rinas Florenc Çapja! Masa të forta sigurie për të ekstraduarin nga Dubai

Florenc Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, ka mbërritur sot në aeroportin e Rinasit nën masa të rrepta sigurie. Ai është ekstraduar...

Rama kap gafil qytetarin gjatë fjalimit: S’i kap vala aty dhe hipi në pemë! Hë, mbarove?

Kryesocialisti Edi Rama e shoqëroi fjalimin e tij para mbështetësve të PS-së në Burrel ehde me batuta. Teksa do kalonte te shpjegimi i tabelave-hologramike të...

Lajme të tjera

Web TV