Vdekjet dhe të infektuarit/Kjo është harta e Shqipërisë e goditur nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ashtu si shumë vende të tjera të botës është përfshirë në hartën e prekur nga koronavirusi.

Rastet e të prekurve dhe personave që ndërrojnë jetë vijnë e shtohen ditë pas dite, kur vetëm ditën e sotme u konfirmuan pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë, ndërsa numri i atyre që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 6 persona.

E fundit ishte një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi intensive 2 janë të intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Harta e punuar nga Fjala.al tregon të prekurit nga COVID-19 që nga Tropoja, Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tirane 102 raste

– Durres 10 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Rrogozhine 2 raste

– Fier 18 raste

– Kavaje 4 raste

– Korce 11 raste

– Vlore 5 raste

– Shkoder 3 raste

– Lezhe 4 rast

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Kruje 1 rast

-Tropoje 2 raste

Të fundit

Shefi i NATO-s flet nga Tirana për bisedimet Rusi-Ukrainë: Putin bëri gabim të madh…

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, nga Tirana ka komentuar negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, që po zhvillohen...

FOTO/ Samiti në Tiranë, Rama me atletet me numrin 5 të fitores pret udhëheqësit e Europës

Tirana mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Edi...

A mendoni se Shqipëria do jetë në BE në 2030? Kallas: Vendi po bën progres të shkëlqyer

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së BE, njëkohësisht ZV/Presidente e Komisionit Europian Kaja Kallas, mbërriti sot në Tiranë në kuadër...

Gjërat që shfaqen shpesh në ëndrrat e tua, mund të mos jenë thjesht rastësi

Shumica e njerëzve i trajtojnë ëndrrat si një film i çuditshëm që truri sajon kur flemë – herë romantik, herë horror, herë komplet pa...

Bora “sfidon” verën, zona Bogë-Theth zbardhet në mes të majit

Rikthehen reshjet e borës në aksin Bogë-Theth në Shkodër. Aktualisht nga moti i përkeqësuar në 24 orët e fundit ka një shtresë të hollë...

Lajme të tjera

Web TV