Covid-19/ Gjermania ndihmon Italinë, pranon 47 pacientë në luftë për jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania ka vendosur që të ndihmojë Italinë duke marrë 47 pacientë që nodhen në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit.

Spitalet gjermane, që kanë hapësira të lira, do të pranojnë të paktën 47 pacientë nga Italia, që janë të prekur me koronavirus, në shenjë solidariteti me këtë shtet evropian.

Ky lajm është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, i cili ka thënë se do u qëndrojnë pranë miqve italianë.

“Ne qëndrojmë afër miqve tanë italianë. Ne mund ta menaxhojmë këtë situatë vetëm bashkë”,-u shpreh Maas në një deklaratë të shkurtër.

Ndrësa kreu i instituti për sëmundje infektuese, Robert Koch ka raportuar të mërkurën për 36,508 persona të infektuar me këtë sëmundje në Gjermani, si dhe për 198 vdekje.

Rikujtojmë që Italia është vendi me pasojat më të rënda nga koronavirusi, me numrin më të lartë të viktimave dhe të të prekurve./Fjala.al/

Të fundit

Altin Prenga i përgjigjet Fevziut: Turizmi shqiptar është në një nga momentet më të mira

Pas deklaratës së gazetarit Blendi Fevziu, i cili u shpreh se “turizmi në jug të Shqipërisë ka dështuar këtë...

Mbytet anija me 154 emigrantë. Humbin jetën 68 persona, 74 të zhdukur

Një anije është mbytur në brigjet e Jemenit, duke lënë të vdekur 68 emigrantë afrikanë dhe 74 të tjerë të zhdukur. Agjencia e migracionit e...

“Vdekje për shqiptarët”, një thirrje për alarm

Nga Lutfi Dervishi Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”" bëhen në publik, në Kumanovë, gjatë një ndeshje basketbolli, para një kryeministri që...

Metës i komunikohet mbyllja e hetimeve, ish-presidenti do transportohet nga burgu në SPAK

Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ish presidentit dhe kreut të lirisë Ilir Meta. Avokati Kujtim Cakrani i...

I kishte skaduar pasaporta, prindërit lënë në aeroportin e Barcelonës fëmijën 10 vjeç

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Aeroportin El Prat të Barcelonës, kur prindërit kanë braktisur fëmijën e tyre 10-vjeçar në terminal, pasi zbuluan se...

Lajme të tjera

Web TV