Në kuadër të luftës kundër koronavirusit, qeveria shqiptare është duke blerë pajisje mjekësore për të mbrojtur mjekët të cilët ndodhen në frontin e parë të betejës me Covid-19.
Avioni i Air Albania i emëruar ‘’Lasgushi’’ prej disa ditësh është duke transportuar pajisje mbrojtëse mjekësore kryesisht nga Turqia.
Gjithashtu edhe sot janë sjellë të tjera pajisje. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video nga brenda aeroplanit që transporton pajisje duke e quajtur edhe “hamall fantastik” të luftës.
Statusi i Edi Ramës:
LASGUSHI, HAMALLI FANTASTIK I KËSAJ LUFTE, VAZHDON SJELL ARMË PËR MBROJTJEN E JETËS