Rama: O njerëz, aplikacioni për të shkuar në pazar nis të hënën jo sot

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sërish se kur do të funksionojë aplikacioni i lejes për të bërë pazar nga qytetarët shqiptarë.

Sipas kreut të qeverisë aplikacioni i leje-daljes do të përdoret nga e hëna dhe në vijim.

Rama e ka bërë këtë sqarim pasi aplikacioni ka nisur të përdoret që sot nga qytetarët. Këta të fundit kanë hasur probleme në aplikimin që kanë bërë për të marrë leje dhe i janë ankuar kryeministrit.

Nga ana e tij Rama ka bërë të ditur se kjo është një masë e re që do të hyjë në fuqi prej së hënës pasi e diela njësoj si javën e kaluar do të jetë e mbyllur totalisht 24 orë.

Statusi i Edi Ramës:

? O NJERËZ! APLIKACIONI PUNON DHE LEJA E DALJES DUHET NGA E HËNA, JO NESËR! PRANDAJ ME QETËSI E ME DURIM DHE PAK MË TË VËMENDSHËM KUR LEXONI E DËGJONI NJOFTIMET, SE TË GJITHË TEK E TEK NUK I SQAROJMË DOT!