Tmerr/ Familja shqiptare në Itali mbajti për 9 ditë në shtëpi kufomën e gruas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një familje nga Maqedonia ka mbajtur për nëntë ditë arkivolin e nënës së tyre në shtëpi pasi ajo vdiq në 18 mars në qytezën e Pizionit, në krahinën italiane të Brescia. Kjo për shkak se në atë zonë nuk ka varreza myslymane.

Bashkëshorti dhe dy vajzat e të ndjerës e mbajtën gjatë gjithë kohës arkivolin në shtëpi, i cili ishte mbyllur hermetikisht për shkak të koronavirusit dhe për shkak të rregullave të rrepta shëndetësore ata nuk kanë mundur as ta transportojnë kufomën në Maqedoninë e Veriut.

Situata e u bë publike pasi Jasin Lafram, presidenti i Unionit të Komuniteteve Islame të Italisë, lëshoi alarmin. Unioni ditët e fundit ka  kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për të lehtësuar varrosjen e myslimanëve të vdekur në varrezat ekzistuese islamike, edhe nëse ato vijnë nga provinca ose rajone të tjera, raporton tetova1.

“Ngjarja është e jashtëzakonshme. Kjo për faktin se Pizoni nuk ka zonë varrosjeje myslimane, e të cilën e ka Brescia, por e cila është e shfrytëzueshme vetëm për myslimanët që jetojnë në qytet dhe nuk autorizon varrosje të tjera.

Unë jam i tronditur nga ky lajm dhe shpresoj që autoritetet do të gjejnë një mënyrë për ta lejuar këtë grua të varroset me dinjitet sa më shpejt të jetë e mundur. Situata e vështirë në të cilën gjendemi dhe ajo që ne të gjithë po e përjetojmë, nuk duhet të jetë një arsye për ta lënë pas dore humanizmin që është në themel të shoqërisë sonë”, tha Lafram.

Meqenëse Brescia refuzoi të kryente funeralin, autoritetet lokale siguruan një vend për varrosjen e përkohshme të gruas, e cila do të marrë një lamtumirë dinjitoze kur të kalojë gjendja e jashtëzakonshme dhe të gjendet një zgjidhje më e përshtatshme.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2025

Territori shqiptardo të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites, por pjesa e...

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të kishte lidhje me bandat kriminale...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Lajme të tjera

Web TV