Tronditet Vatikani: Shkon në 6 numri i të prekurve nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtohen rastet me Covid-19 në Selinë e Shenjtë. “Aktualisht janë 6 persona të prekur nga Covid-19 në mesin e punonjësve të Selisë së Shenjtë”- deklaroi për mediat zëdhënësi i Vatikanit Mateo Bruni. Por nga ana tjetër, ai konfirmoi se as Papa dhe as bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, nuk janë të prekur nga koronavirusi.

Bruni shpjegoi se pasi 2 rastet e reja me Covid-19 në Vatikan, u shtohen 4 rasteve të mëparshmeve.  “Janë marrë masat e duhura shëndetësore, dhe janë kryer teste të reja, në total 170 mbi punonjësit e Selisë së Shenjtë, dhe banorët rezidentë në Domus. Testet e fundit, kanë rezultuar që të gjitha negative”- theksoi më tej ai

Ditët e fundit – theksoi  drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit – pas kontrolleve të kryera nga Drejtoria e Shëndetit dhe Higjienës në përputhje me direktivat mbi emergjencën e koronavirusit, u identifikua një tjetër rast pozitiv me Covid-19.

Ai është një oficer i Sekretariatit të Shtetit që banon në Santa Marta, dhe shfaqi disa nga simptomat.  Tashmë ndodhet në izolim. Për momentin, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet shqetësuese. Por si një masë paraprake, ai u shtruar në një spital të Romës, për tu mbajtur nën vëzhgim.

Pas këtij rasti, u morën masat sipas protokolleve shëndetësore të parashikuara, si në lidhje me dezinfektimin e mjediseve, vendit të punës dhe vendbanimit të të sëmurit, ashtu edhe në lidhje me gjurmimin e kontakteve të tij në ditët e fundit. Gjithashtu, autoritetet shëndetësore kryen testime mbi njerëzit që kanë qenë në kontakte më të ngushta, me personin e identifikuar si pozitiv me Covid-19.

S.T

 

Të fundit

Inteligjenca artificiale na ndihmon të interpretojmë tingujt e kafshëve

Cilido qoftë mendimi juaj për atë që përgjithësisht (dhe shpesh në mënyrë të pahijshme) quhet "inteligjencë artificiale", nuk ka...

Makina që drejton vetë vendos rekord botëror të shpejtësisë!

Një moment historik i ri për lëvizshmërinë autonome është arritur në Qendrën Hapësinore Kennedy: Maserati MC20 Coupé , i pajisur me një shofer AI të zhvilluar nga Universiteti Politeknik i...

Një monografi për artisten Safete Toska, “fisnikja tironse” e këngës qytetare

Nën zërin e mrekullueshëm të këngëtares Safete Toska në sfond, u promovua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit monografia Safete Toska – Fisnikja...

I kemi parë në filmat e Disney/ Makinat fluturuese tashmë janë një realitet!

E keni parë në veprim në sagën Back to the Future dhe Blade Runner , por edhe në Total Recall , Harry Potter dhe madje edhe në një film të vjetër të...

SHBA tërheq trupat?! Makthi i Evropës mund të bëhet realitet

Politikanët evropianë besojnë se SHBA mund të tërheqë rreth 20,000 trupa amerikane nga rajoni, numri që ish-presidenti Joseph Biden përforcoi forcat evropiane në fillim...

Lajme të tjera

Web TV