Modeli i njohur shqiptar Rolando Lekaj, i cili është martuar me një biznesmene kineze ka ndërmarrë një veprim tejet human për Shqipërinë në këto ditë të vështira në luftë me koronavirusin.
Lekaj, i cili jeton bashkë me bashkëshorten e tij në Kinë, prej edhe nga erdhi koronavirusi, ka vendosur të dërgojë 200.000 maska mbrojtëse për doktorët shqiptarë, që po luftojnë kundër koronavirusit.
Lekaj e ka bërë të ditur kontributin e tij përmes një statusi në ‘Facebook’, ku shprehet se po e bën këtë gjest për Shqipërinë që e do kaq shumë.
Ai iu thirrje shqiptarëve, të qëndrojnë në shtëpi, pasi është kjo rruga e duhur të për të luftuar Covid-19.
Rolando Lekaj është i martuar prej dy vitesh miliarderen kineze me të cilën ka dhe një djalë.Postimi i plotë: “Kam nderin dhe kenaqesine te ndaje me ju miqe te dashur kete lajm te mire per Shqiperine tone te dashur. Une dhe Nusja ime kemi vendosur te ndihmojme Shqiperine ne keto dite te veshtira. Se shpejti do arrijne nga Kina 200.000 maska mbrojtese per HERONJTE TONE (DOKTORET) qe po luftojne me armikun e padukshem ne vijen e pare te Luftes.
Per Shqiperine qe duam duhet qe gjithe bashke te bejme aq sa eshte e mundur. Te qendroni sa me shume ne shpi eshte nje ndihme shume e madhe ne keto dite”