Papa Françesku mbajti sot meshën e cila u transmetua në Santa Marta. Ati i Shenjtë pohoi se kjo e diel po jetohej nga të gjithë në mes të urgjencës për shkak të situatës me koronavirusin.
“Unë mendoj për kaq shumë njerëz që qajnë, të izoluar, në karantinë, të moshuar vetëm, të shtruar në spital, njerëz në terapi intensive, prindër që shohin se nuk ka rrogë dhe nuk kanë mundësi që t’i japin fëmijëve për të ngrënë”, tha Papa në fjalimin e tij.