Vazhdon të thellohet ndjeshëm bilanci i viktimave në Greqi, duke e çuar numrin e viktimave në 40. Mediat greke raportojnë se deri më tani numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në total 1156, shumica të regjistruar në Attica.
Mosha mesatare e viktimave mësohet të jetë 71 vjeç. Mes viktimave ishin 31 meshkuj dhe 9 femra.
Të ndodhur në terapi intensive janë 69 persona, nga të cilët 77% kanë sëmundje të tjera shoqëruese.