Koronavirusi/ Anglia do dërgojë çarter për të sjellë britanikët në shtëpi

Mbretëria e Bashkuar ka vënë në dispozicion 75 milionë paund për të ndihmuar britanikët e bllokuar jashtë vendit duke përdorur çarter për t’i rikthyer në shtëpi.

Ky njoftim u bë nga Ministri i Jashtëm, Dominic Raab në konferencën e përditshme për koronavirusin raporton “Sky News”.

Deri në 1 milion britanikë mendohet se janë bllokuar, ndërsa linjat ajrore dhe kufijtë në të gjithë botën po mbyllen në përpjekje për të frenuar shpërthimin e mëtejshëm të Covid-19.

Deri në këto momente në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdekur 1 408 persona ndërsa janë konfirmuar të prekur nga virusi i rrezikshëm 22 141 vetë./Fjala.al/