Një vaksinë kundër koronavirusit, do të testohet në shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania prestigjioze “Johnson & Johnson”, ka bërë të ditur sot se në shtator do të nisë testimin tek njerëzit të vaksinës eksperimentale për koronavirusin, duke shtuar se kjo vaksinë do të jetë e disponueshme për përdorim emergjent të autorizuar në fillim të vitit 2021.

Ndërkohë, aksionet e kompanisë Johnson & Johnson u rritën paraprakisht me më shumë se 4 për qind. Kompania deklaroi se po rrit kapacitetin e saj prodhues me një laborator të ri në SHBA, si dhe po bën shtesa në pikat ekzistuese, për të prodhuar dhe shpërndarë sa më shpejt vaksinën e mundshme.

J&J, tha gjithashtu se ka kryer më shumë se 1 miliard dollarë investime, së bashku me Agjencinë Amerikane Biomjekësore për Kërkimet e Avancuara dhe Autoritetin e Zhvillimit, e cila është pjesë e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, për të bashkëfinancuar studimin e vaksinës.

J&J, është kandidatja kryesore për të nxjerë vaksinën më të fuqishme në botë. Ajo do të futet në fazën 1 të studimit klinik tek njerëzit përgjatë shtatorit 2020, dhe të dhënat klinike mbi efektet e saj priten të shihen që para fundit të këtij viti.

Nëse gjërat do të shkojnë mirë, kompania tha se vaksina mund të jetë e disponueshme për përdorim urgjent në fillim të vitit 2021. “Bota po përballet me një krizë urgjente të shëndetit publik, dhe ne jemi të përkushtuar të bëjmë pjesën tonë për të prodhuar një vaksinë kundër COVID-19 të disponueshme dhe të përballueshme globalisht sa më shpejt të jetë e mundur”- tha Alex Gorsky, drejtor ekzekutiv i kompanisë Johnson & Johnson.

Kompania deklaroi gjithashtu se e nisi që në janar punën për zhvillimin e vaksinës COVID-19. J&J tha se pret ta zhvillojë këtë vaksinë për një kohë të shkurtër, jo siç zgjat zakonisht zhvillimi i një vaksine nga 5-7 vjet. Gjithnjë e më shumë po bëhen përpjekjet globale për të gjetur një vaksinë për koronavirusin, që ka marrë deri tani jetën e mbi 35.000 njerëzve në të gjithë botën.

Lexo edhe :  U gropos i fshehur në kuti purosh, zbulohet thesari i zhdukur që nga koha e nazizmit

Por ekspertët kanë paralajmëruar, se mund të duhet më shumë se një vit që të jetë gati një vaksinë për të. Një pacient u trajtua me vaksinën e Moderna –s, në një fazë të hershme të sëmundjes në fillim të këtij muaji, duke e bërë atë pretendentin kryesor në garë për të zhvilluar një vaksinë të efektshme.

S.T

Të fundit

Chris LaCivita apo Berisha, kush është “ylli” i fushatës së PD-së?

Chris LaCivita shihet nga demokratët, si arma që do u mundësojë fitoren e zgjedhjeve në 11 maj. “Po zbret...

Ikin ‘plakat e Prillit’, vjen Pranvera/ Zbulon çfarë do ndodhë me motin gjatë fundjavës

Çmenduria e një jave më parë që riktheu reshjet e borës dhe ulje drastike të temperaturave, duket se ka marrë fund, duke i lënë...

Ligji për pensionet me Italinë gati për zbatim/ Detajet e ligjit

Është vetëm çështje ditësh a javësh që qytetarët shqiptarë që kanë derdhur mundin e tyre në shtetin fqinj, Itali, të mund të gëzojnë pension...

Nis fushata, zbulohet slogani i Partisë Socialiste

Është zbuluar ditën e sotme slogani zyrtar i Partisë Socialiste. “Me Edin dhe PS”, është ky slogani që Partinë Socialiste do ta shoqërojë gjatë kësaj...

PD çel sot fushatën/ Salianji mesazh qytetarëve: Ejani në shesh, jam dhe unë aty

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ndonëse ndodhet pas hekurave, ka bërë një thirrje të fortë për pjesëmarrje në çeljen zyrtare të fushatës për...

Lajme të tjera

Web TV