Xavi, legjenda e Barcelonës kërkon të drejtojë katalanasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xavi beson se është i gatshëm të marrë drejtimin e Barcelonës. Mesfushori e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke luajtur me Barcelonën, që ​​nga viti 1998 deri në 2015, duke luajtur më shumë se 700 ndeshje për katalanasit.

Gjatë kohës së angazhimit te Barcelona, Xavi fitoi 8  tituj të La Ligës dhe ngriti katër trofe të Ligës së Kampionëve.

Ai ka luajtur një rol vendimtar në tre fitoret e njëpasnjëshme të Spanjës në Europianin dhe Kupës së Botës, përkatësisht në Euro 2008, 2012, dhe Kupën e Botës 2010.

Në vitet e fundit ai ka drejtuar klubin e Katar Stars League Al Sadd, ku ai përfundoi edhe karrierën e tij futbollit, ndërsa tani ka ardhur koha për të marrë drejtimin e Barcelonës.

“Jam i qartë në çfarë kërkoj dhe dua të kthehem te Barcelona, ​​jam shumë i emocionuar” tha Xavi gjatë një interviste me La Vanguardia.

Nga ana tjetër, Barcelona ka treguar interes për ish-mesfushorin e saj. Në këtë mënyrë Xavi mund të marrë drejtimin e Barcelonës pas largimit të Ernesto Valverdes.

Të fundit

U anulua një muaj më parë, rihapet gara për koncesionin e autostradës Milot-Balldre

Një muaj pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin e autostradës Milot-Balldre me vlerë...

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk do të kenë kurrë shtëpi të tyren!

Shqipëria dhe pjesa më e madhe e globit, po arrijnë në një pikë ku të paturit e një shtëpie po bëhet e pamundur për...

11 gusht 1965 – Trazirat racore në Watts, Los Angeles, 35 të vdekur

Një shpërthim i dhunshëm, një klithmë e dëshpërimit të akumuluar Më 11 gusht 1965, rrugët e lagjes Watts, në jug të Los Anxhelosit, shpërthyen në...

Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, thanë se Serbia vazhdon të paraqesë kërcënim...

Plazhet shqiptare, destinacioni sekret i yjeve ndërkombëtarë këtë verë

Riviera shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara të yjeve ndërkombëtarë. Bukuritë natyrore, deti kristal, plazhet e...

Lajme të tjera

Web TV