Durrës/ 71-vjeçari me Covid-19 infekton 11 familjarët e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë në dritë lidhur me 20 të prekurit me koronavirus përgjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Qyteti i Durrësit është një nga qytetet e prekura nga koronavirusi ku 12 raste të tjera janë shtuar përgjatë 24 orëve të fundit.

Në këto raste mësohet se 11 persona që i përkasin të njëjtës familje. Ata  kanë lidhje me 71-vjeçarin e identifikuar me koronavirus dy ditë më parë.

Mësohet se i moshuari në Durrës ka infektuar me COVID-19 11 familjarë të tij.

Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli u shpreh këtë të martë se mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë edhe 2 persona të tjerë duke e çuar kështu numrin total të viktimave në 13.

Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese. Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve”, deklaroi zv/ministrja.

Deri më tani në Shqipëri janë testuar 1671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste, ndërsa 13 persona kanë ndërruar jetë.

Të fundit

“Tedi Blushi, fansi i garderobës sime”/ Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë” Metës

Pas deklaratës së Ilir Metës që e quajti “Zegjine e SPAK”, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë me një postim...

“Mos ma përmend emrin”/ Meta se kursen Kryemadhin, çifti i përçarë ‘dialog’me kundërakuza

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i përgjigjet Monika Kryemadhit, e cila nga SPAK deklaroi se Meta flet me gjuhën e Dumanit. Reagimi i...

Çmimi i një Shkolle Juridike për një Ese Raciste

Akorimi i një çmimi akademik për një supremacist të bardhë, i cili shkroi një ese në shkollën e drejtësisë duke promovuar pikëpamje raciste, shkaktoi...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjashtë vatra janë ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes bëri publike të...

Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy insistonin se bëhej fjalë për...

Lajme të tjera

Web TV