A do të mundet Bashkimi Evropian t’i mbijetojë koronavirusit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Andreas Kluth – Bloomberg

Efekti që po jep Covid – 19 në Be është forca e prirjes drejt nacionalizmit. Kjo nënkupton “supernacionalitetin” europian. Covid -19 kërcënon vecanërisht te moshuarit dhe personat me sëmundje para ekzistuese. Ky përshkrim i shkon përshtat BE-së, e cila ngjan me një gjashtëdhjetëvjeçar ku më shumë se prej nje dekade është duke u rimëkembur sa nga njera krize tek tjetra. Institucionalisht, nëse jo epidemologjikisht, BE-ja është më e ndjeshme nga viruset sesa vendet e tjera.

Që në themelimin e saj në 1950, klubi europian kishte përcaktuar nje post projekt kombetar ose ‘’ndërkombetar’’ i quajtur keshtu ne zhargonin e nënpunesve të shtetit në Bruksel. Shtetet anëtare u zotuan te gërshetojne fatet e tyre dhe të solidarizohen së bashku. Ato u dakordësuan të dorëzonin gradualisht sovranitetin e tyre kombëtar per të formuar nje identitet te përbashkët që do të quhej Shtetet e Bashkuara te Europes. Do të nënkuptonte një union “gjithnjë e më të mbyllur” i parashikuar si në traktatet e themelimit.

Nëse kthehemi në botën e vërtetë, solidariteti europian sërish është i tendosur  nga pandemia dhe nacionalizmi – nisur kjo nga marrja e vendimeve te njëanëshme dhe te pakoordinuara nga ana e vendeve anëtare. Gjermania për shembull, shkaktoi zemërim në Austri dhe Zvicër duke ndaluar dërgesat e maskave për fqinjët e saj. Disa shtete janë kufizuar në eksportin e pajisjeve mjekesore që tek syzet, dorezat dhe ventilatoret. Italia vecanërisht ndjehet e braktisur.  Kur u pëpoq për herë  të parë ti kërkonte ndihmë një mekanizmi të Be-se për të shpërnadre pajisje mjekësore, asnjë shtet anëtar nuk e ndihmoi. Për ironi të fatit ,vetëm Kina dërgoi pajisje. Dhe në ketë moment u bë mbyllja e kufijve kombëtarë edhe në zonën Shengen që presupozohej se udhetohej pa pengesa. Javën e kaluar Polonia, Republika Ceke dhe Danimarka kanë realizuar mbylljen e kufijeve.  Duke u ndjekur nga të tjerë këtë jave si Gjermania e cila vendosi mbylljen e kufijeve me Francën ,Austrine , Luksemburgun dhe Zvicrën(shtete jo pjesë të Be por te zones Shengen). Lëvizja e lirë ne Be u pezullua. Në të tilla raste epidemiologjike mbyllja e kufijve është një masë shumë më e dobët se sa masat e tjera si distancimi social, anullimi i panaireve tregetare ose vetë-izolimi në shtëpi. Nëse një virus është duke qarkulluar në  popullatë  në të dyaja anët e një kufiri , si në rastin e koronavirusit,  duke paranaluar qarkullimin me automjete nuk do të arrijmë të përmirsojme përhapjen. Përndryshe Gjermania gjithashtu mund të mbylle kufirin mes Bavarise dhe Thuringia ose shtetet e tjera federale. Por në një krize ku qeverite kanë frikë të duken impotente mbylljet e kufijve kanë avantazhin e dukjes vendimtare. Për këtë arsye Be-ja edhe pse me vonesë tani po futet në lojë duke bëre thirrje anëtareve të saj të mbyllin kufijtë e jashtëm për 30 dite. Shumica e tyre janë të mbyllura tashmë ,sigurisht. Sugjermi i Be-së është me të vërtetë një lutje për vendet anëtare për të shpëtuar brenda saj ‘’tregun e vetëm’’ për mallra, shërbime,punë dhe kapital. Në fund të fundit është përpjekje për ta degjuar.

Lexo edhe :  Turqia nën 'pushtetin' e flakëve, mbi 50 mijë të evakuuar

Mesazhi është i qartë, sa herë testohet Europa në tërësi, ajo dështon. Dhe pastaj gjithcka – solidariteti – besnikëria – vendimarrja kthehet përsëri në doren e kombeve. Në këtë këndveshtrim Covid- 19 , është version më ekstrem i krizës së edhe se ajo e refugjatëve të 2015-16. Në atë kohë, BE gjithashtu nuk arriti të gjente një përgjigje definitive për migrantet. Ndërkohe, vendet indviduale nga Hungaria dhe në Austri mbyllën në mënyre të njëanshme kufijte e tyre. Ata kundërshtuan të gjitha përpjekjet për të reformuar ligjet e azilit në Europe. Kjo është arsyeja pse Be-ja ende nuk e ka rregulluar sistemin dhe po përballet me raundin e dytë të një trazire te tille. Është e ngjashme me krizën e euros, ose vërtet kemi të bëjmë me një semundje europiane.

Nëse krerët e BE-së nuk ngrihen disi me rastin e kësaj pandemie një përfundim nga Covid – 19 nga qytetarët e zakonshëm do të jetë që në një cast të vërtetë vetëm kombet e tyre mund të veprojnë shpejt dhe me guxim sa të meritojnë besimin e tyre. Njërzit që janë karantinuar si italianët ilustuar në figuren e siperme, do të ngjisin në ballkone ngjyrat e tyre kombëtare dhe jo yjet e Be-se, për të sinjalizuar kështu se ku qëndron solidariteti i tyre paresor. E gjitha kjo është vecanërisht dekurajuese për eurofilet si Ursula von der Leyer, presidente relativisht e re e Komisionit Evropian. Ajo shpresonte të afronte ‘’Europën’’ me qytetarët e saj dhe ta bënte ate me të bashkuar dhe më të forte në kontekstin e përplasjeve gjeopolitike me Kinën , Rusinë dhe Shba – te. Por sidoqoftë sfida është migracioni,politika e jashtme ose mbrojtja, vendet e Europës thjesht nuk munden ose nuk do të bejne bashkimin e tyre ‘’gjithnjë e më të afërt’’.

Më e keqja është çdo veprim i dështuar solidariteti i BE-së do të bëhet shkak grindjeje për shumicën e populisteve, nacionalistëve dhe euroskeptikeve, nga Italia në Hungari dhe madje edhe në Gjeramani. Të dhënat tregojne se si pasojë e këtyre ngjarjeve një vend anëtar si Mbretëria e Bashkuar  i ktheu shpinën Be-se. Por që Europa të ekzistojë, nuk është as e nevojshme që shumë  vende të dalin zyrtarisht. Blloqe të tjera janë shpërbërë përgjatë historise, nga Lidhja e Kombeve deri ne Konferencen e Rinit dhe në Perandorinë Romake para kësaj. Disa u shpërbënë shpejt, të tjera më ngadalë. Secili në mënyrën e tyre tragjike, ato thjesht u bënë të parëndësishëm./Fjala.al

Të fundit

Moti i nxehtë “përvëlon” Italinë, vdesin 18 persona! Vendimi drastik…

Italia po përballet me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë...

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Merr fund lidhja e Loredanës me Jozin! “Nuk jam e fiksuar me muskujt”

Modelja e njohur Loredana Brati është një nga personazhet me të komentuar në rrejt kohët e fundit që pas daljes nga “Big Brother Vip...

Musiala mungon deri në nëntor, Donnarumma i kërkon falje

Deklarata zyrtare në lidhje me testet e kryera nga Jamal Musiala pas dëmtimit të tmerrshëm të pësuar në ndeshjen PSG-Bayern në Kupën e Botës...

6 ditë në luftë me flakët, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes

Pas gjashtë ditësh përballjeje të vazhdueshme me flakët, zjarri që përfshiu landfillin e Elbasanit është drejt shuarjes së plotë. Autoritetet bëjnë të ditur se...

Lajme të tjera

Web TV