Bora mbulon veriun e Shqipërisë, ARRSH tregon akset ku duhet lëvizur me zinxhirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se rikthimi i borës në veri të vendi më saktësisht në rrethet e Kukësit, Dibrës, Lezhës, Peshkopisë, Tropojës e Pukës ka shkaktuar bllokim të lëvizjes së automjeteve në disa akse.

Në Dibër dhe në aksin Bajram Curri-Valbonë trashësia e borës arrin deri në 40 cm, por në këtë të fundit nuk rekomandohen zinxhirë.

Sipas ARRSH akset më problematike janë Kuben- Vasie te Kalaja e Dodës ku rekomandohen zinxhirë për shkak të ngricës, borës dhe erës.

Me zinxhirë rekomandoet të lëvizët edhe në akset Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë.

Njoftimi i ARSH-së:

?Njoftim për gjendjen e akseve

Gjatë natës gjithë territori është përfshirë nga reshje të dendura ? kryesisht në veri ka pasur reshje bore ?️

Si në: Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë.

? Nga ana e kontraktorëve është punuar dhe po punohet për shpëndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjithe akset.

? Në Qarkun e Dibrës trashësia e borës arrin në 40 cm.

?Në segmentet Kuben-Vasie, në pjesën fundore në lartësinë mbi 1000 m, te Kalaja e Dodës për shkak të ngricës dhe borës, që vazhdon me erë, rekomandohet përdorimi i zinxhireve.

⚠️ Në Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve.

?Në segmentet e Tropojës, në B. Curri-Valbonë trashësia e borës është 40 cm, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

✔️Në të gjitha segmentet e tjera, me gjithë reshjet e borës që vazhdojnë, po punohet nga kontraktorët dhe qarkullimi kryhet normalisht.

?Në këtë situatë rekomandohet që përdoruesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën rrugore?të ulin shpejtësinë ? për shkak të ngricave dhe lagështirës në rrugë

Lexo edhe :  Zyrtarët amerikanë: Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit

Të fundit

Avioni që mban avionë… Si do ta përdorë SHBA këtë makineri gjigante?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të një prej arritjeve më mbresëlënëse të inxhinierisë ajrore...

E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që zhvillohet...

Jessica Alba në një romancë të re, pas divorcit të bujshëm

Jessica Alba duket se ka rigjetur dashurinë! Pas divorcit para 5 muajsh, aktorja u pa duke u puthur me një burrë misterioz në Londër,...

Trump i hoqi, universiteti i Hong Kongut mirëpret studentët e Harvardit

Hong Kongu ka thënë se do t'i hapë universitetet e tij për më shumë studentë ndërkombëtarë, duke theksuar ata që janë prekur nga masa...

Dështon Bayern, talenti Florian Wirtz zgjedh klubin e madh anglez

Florian Wirtz ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusen, një nga emrat më të përfolur të...

Lajme të tjera

Web TV