Pistë helikopteri dhe pishinë e brendshme, pamje nga shtëpia e re e çiftit Beckham

Ish-futbollisti David Beckham dhe gruaja e tij Victoria Beckham kanë blerë një shtëpi tepër luksoze në Majemi.

Banesa e re që ka marrë çifti i famshëm përfshin brenda saj ndër të tjera një pishinë dhe pistë helikopteri.

Shtëpia e re i kushtoi çiftit 24 milionë dollarë dhe i bashkohet disa të tjerave tepër luksoze që kanë në pronësi anglezët.

Kjo banesë ka 5 dhoma gjumi, 7 banjo dhe një dhomë ndenjeje me një pamje mahnitëse, ku do të jetojnë çifti Beckham dhe 4 fëmijët e tyre.

Ndërtesa ku ndodhet shtëpia e re e Presidentit të klubit Inter Majemi është 62 katëshe me një gjatësi pres 215 metra është ndër më të lartat në qytet dhe çmimet e apartamenteve aty variojnë nga 6 milionë dollarë deri në 22 mijë dollarë./Fjala.al/