Ditën e hënë, banorët e qytetit gjerman të ‘Essen’ u mblodhën në kinematë e tyre lokale, duke u përshtatur me periudhën e koronavirusit.
Biletat e filmave mund të bliheshin vetëm në internet dhe filmi duhet të ndiqej brenda makinës. Në makinë nuk duhet të ishin më shumë se dy persona, ku përjashtoheshin dhe fëmijët në përputhje me kufizimet e karantinës.
Kinematë konvencionale në vend aktualisht janë të mbyllura.
Gjermania deri në këtë moment numëron mbi 66.800 raste të infektuara me virusin e ri dhe 645 vdekje.
https://www.instagram.com/p/B-a0Zh3B1ui/?utm_source=ig_embed