Covid-19/Meta: Të kthejmë sytë drejt fëmijëve me autizëm, ata po vuajnë më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit Ilir Meta ndërsa ka kujtuar sot Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, ka theksuar se “kjo ditë na kujton detyrimet institucionale dhe shoqërore, për fëmijët dhe familjet e tyre, të cilët kanë nevojë për solidaritet, ndihmë, përkujdesje dhe dashuri të përhershme”.

Kreu i shtetit shkruan gjithashtu se kjo ditë shënohet në mes të një krize të rëndë shëndetësore dhe ekonomike, që ka krijuar koronavirusi.

Sipas tij, kjo situatë ka sjellë vështirësi të mëdha, veçanërisht për fëmijët me autizëm, të cilët nuk mund të zhvillojnë veprimtaritë dhe aktivitetet aq të domosdoshme për zhvillimin e aftësive të tyre.

Postimi i Ilir Metës:

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, na kujton detyrimet institucionale dhe shoqërore, për fëmijët dhe familjet e tyre, të cilët kanë nevojë për solidaritet, ndihmë, përkujdesje dhe dashuri të përhershme.

Sot kjo Ditë shënohet në mes të një krize të rëndë shëndetësore dhe ekonomike, për shkak të pandemisë globale COVID-19, që ka sjellë vështirësi të mëdha, veçanërisht për fëmijët me autizëm, të cilët nuk mund të zhvillojnë veprimtaritë dhe aktivitetet aq të domosdoshme për zhvillimin e aftësive të tyre.

Mbështetja dhe përkrahja e këtyre fëmijëve, si dhe zgjidhja e problemeve thelbësore që shqetësojnë familjet e tyre, duhet të jetë përparësi. Shoqëria jonë ka nevojë për solidaritet, për një Shqipëri të dhembshur dhe humane, për dashurinë, kujdesin dhe përkushtimin ndaj njerëzve më në nevojë! ??

#ËorldAutismAëarenessDay #LightItUpBlue?

#WorldAutismAwarenessDay #LightItUpBlue?

Të fundit

Eurostat: Shqipëria, e fundit në Europë për konsumin për frymë

Ndonëse pagat, sidomos në sektorin shtetëror po rriten vazhdimisht, me to mund të blesh më pak produkte, duke e...

FOTOLAJM/ Donald Trump ndryshon modelin e flokëve

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka ndryshuar stilin e flokëve, duke debutuar një pamje të re me flokë të krehur pas, në vend të modelit të...

Pse Princi William dhe Kate Middleton mund të marrin fronin më shpejt sesa pritej

Princi William dhe Kate Middleton duket se po i afrohen marrjes së fronit më shpejt sesa pritej, pasi shëndeti i Mbretit Karli III ka...

“Yjet e Diasporës”, Ilir Shaqiri tregon për se bëhet fjalë

Ilir Shaqiri ishte i ftuar në “Ndryshe” bashkë me Ledja Liku, producentja e projektit të tyre më të ri “Yjet e Diasporës” në ekranin...

Shqipëria dhe BE-ja nënshkruan marrëveshjen në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes

U nënshkrua sot në Bruksel Dokumenti i Partneritetit me Bashkimin Europian, mes Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e...

Lajme të tjera

Web TV