Rama inkurajon shqiptarët përmes Tom Hanks, aktorit që u prek nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një formë të veçantë për të inkurajuar shqiptarët në këto kohë të vështirë në luftën ndaj koronavirusit. Ai ka zgjedhur një shprehje të Tom Hanks duke e ndarë me ndjekësit e tij përmes një fotoje ku shihet aktori amerikan i cili thotë se nëse “Ka miliona mbijetues, bëji 1 milion e një”

-“Të çmuara,” shkruan kryeministri krah fotos.

Një gjetje interesante për të inkurajuar shqiptarët me një nga ikonat e kinematografisë botërore i cili u prek gjithashtu nga koronavirusi disa javë më parë bashkë me bashkëshorten e tij, Rita.

Por, të dy ia arritën të shërohen nga Covid-19 dhe tani Rama nuk ngurron ta përdorë si ‘mashë’ inkurajimi për shqiptarët, kur në vendin tonë numri i të prekurve nga koronavirusi vijon të rritet, ku deri tani janë 259 persona me Covid-19, ndërsa 15 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Të fundit

Dasmorët bllokuan qarkullimin, procedohen dy persona, në kërkim një tjetër!

Policia e Tiranës, ka proceduar penalisht 2 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të cilët penguan qarkullimin...

JJ Thomson, njeriu që i dha botës elektronin dhe frymëzoi gjenerata të tëra shkencëtarësh

Në fund të shekullit XIX, në laboratorin Cavendish të Universitetit të Cambridge-it, një burrë i qetë dhe i përulur po punonte mbi një tub...

Berisha fsheh faturën për LaCivita: Nuk kam shpenzuar asnjë qindarkë personale

Në një deklaratë për mediat nga ambientet e SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shmangu pyetjen direkte për shumën e paguar ndaj strategut...

Bullfights, balet dhe hot jazz: brenda teatrit skandaloz të Pikasos për seks dhe vdekje

E njohur për portretet e tij kubiste, gjenialiteti spanjoll krijoi edhe kostume për Ballets Russes dhe adhuronte intensitetin e korridave. Një ekspozitë e re...

Të manipulosh të vërtetën

Nga ARTUR AJAZI Manipulimi i të vërtetës, i reales, i faktit, është kthyer si diçka normale në Shqipëri. Mjafton të dalësh diku në një portal,...

Lajme të tjera

Web TV